7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Basha me biznesin/ Keqmenaxhim i madh i pandemisë,ishte shkelmi i fundit që i bëri ekonomisë.

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me biznese përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

Gjatë takimit me ta, ai ka ndarë mendime në lidhje me situatën aktuale të ekonomisë shqiptare, ndërsa ka shpalosur dhe disa nga pikat e planit të PD-së.

Basha është shprehur se plani i PD-së ka si qëllim që të nxjerrë vendin nga kriza.

Sipas tij, Rama duhet të kërkojë falje publike para qytetarëve para se të ikë nga pushteti

‘Parashikon rimbursimin e plotë të ilaçeve, që 4 muaj pasi e ia kërkuam qeverisë, prapë nuk zbatohet. Mos të flas fare për pjesën e administrimit apo keqmenaxhimit të pandemisë nga Rama, pasi nuk ka vend që të krahasohemi më Ballkan.

Këtë e tregojnë shifrat e infeksioneve, të të vdekurve. Me rëndësi është shëndeti i njerëzve. Pandemia ishte shkelmi i fundit që i bëri ekonomisë. Tek ne nuk mbahen mend ato thërrime që u dhanë, ku me një dorë iu dhanë, me një dorë ua morën. Plani ynë trajton daljen nga kriza dhe afate të gjata. Këtë krizë nuk na e solli vetëm pandemia.

Sot shqiptarët paguajnë taksa më të larta. 3 mln euro kredi janë paguar nga taksat e larta. Jemi para 2 muajsh ku ky kryeministër premtoi taksa më të ulëta dhe mori më shumë. Në një situatë normale, këto dy muajt e fundit një gjë duhet të bënte; të kërkonte falje dhe të ikte.

Ka disa ditë që bën premtime. Dështimi është i prekshëm në çdo fushë. Ne ju kemi shpalosur një plan konkret. Nuk janë premtime boshe. Plani ka për qëllim që të rregullojë jetët e shqiptarëve.’, tha Basha.

Mes të tjerash Basha komentoi dhe deklaratën që bëri sot Rama, ku tha se do të rriste pagën minimale.

‘Kollaj është që të thuash; ‘do rris pagën minimale’. Por ato kontributet shtesë kush do i paguaj?! Nëse ju do të keni kosto shtesë, mbi kostot shtesë, ju s’do merrni dot njerëz në punë. Ulja me 8% e kontributeve shoqërore i jep përgjigje kësaj. Këtu fitojnë të tri palët, qytetari, sipërmarrja dhe shteti.’, theksoi lideri demokrat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...