7.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

“Basha në armiqësi totale me anëtarësinë e familjet e tyre”/ Berisha: “Kbërë listat e demokratëve që donte të arrestoheshin”

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj Lulzim Bashës se brenda selisë së PD kishte armë dhe këto armë u nxorën jashtë me makinën e tij.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, një ditë pas protestës, Berisha po ashtu u shpreh se Basha hartoi listën e demokatëve që duhet të arrestoheshin.

“Një demokrate e cila më thotë, erdha bashkë me djalin tim 14-vjeçar sepse ai më ndjek në çdo protestë dhe pasi na hodhën gaz në mënyrë të paimagjinueshme, vështirësia ime më e madhe ishte se djali më pyeste si ka mundësi na hodhi gaz Lulzim Basha.

“Basha është sot në armiqësi të plotë dhe totale me të gjithë anëtarësinë e PD, me të vdekur dhe të gjallë të kësaj partie.

Ka ndenjur mbrëmë deri në mëngjes duke bërë listat e demokratëve që donte të arrestoheshin. Ka fshehur vrasësit në seli. Të dhëna të sigurta Basha ka nxjerrë armët e tyre me mjetin e tij, që në rast se policia do të hynte të mos gjendeshin banditët e armatosur që ka brenda”, tha Berisha.

Berisha nuk dha datë për protestën e radhës, por u shpreh i sigurt se ajo do të zhvillohet ndërsa tregoi edhe arsyet se pse e mbyll tubimin.

“I siguroj demokratët se protesta e radhës do mbahet dhe gjithçka do jetë në funksion të interesit të tyre dhe kur të gjykohet koha më e përshtatshme. kjo është selia e PD-së.

Ai nuk mund të pranohet. Ne kemi ndjekur siç keni parë ju në mënyrën më rigoroze, rregullat dhe zbatuar ligjet. Ju e patë se asnjë gur i vetëm nuk u gjuaj ndaj narkopolicisë, pavarësisht nga sjellja shtazore e saj, pavarësisht nga sasia shumë herë e palejueshme e gazit që përdori. Revolucioni është i pamposhtur”, deklaroi Berisha.

“Fare thjeshtë, ishte gazi që hodhën në sasi toksike dhe njerëzit ishin të shtrirë në anë të Lanës nga helmimi. Në betejë ka një tërheqje, kur shihet se është përdorur një lëndë toksike dhe kjo ishte e vetmja arsye. Unë isha këtu, vazhdova, hodhën gaz direkt tek ura, por kjo me motivon më shumë.

Asnjë viktimë nuk do kishte. A patë një njeri të armatosur. Asnjë. Ata janë punonjës të PD-së, janë deputetë të PD-së. I përgëzoj të gjithë ata deputetë të forcës sonë politike që refuzuan skenarin kurth të Lulzim bravës që kërkonte t’i përdorte mish për top”, tha Berisha.

Sipas tij, shkatërrimi i godinës, i tmerrshëm i saj është blindimi, shndërrimi i saj në një bunker si asnjë ndërtesë partie në Europë, në mënyrë identike me kryeministrinë e Edi Ramës.

“Nuk ka më shqiptar që nuk e ka të qartë se Edi Rama ka një zyrë në kryeministri dhe mjerisht deri sa ta çlirojmë një zyrë në këtë seli. Nuk ka më qytetar shqiptar që nuk e ka të qartë se Lulzim Basha është murosur në muret e kryeministrisë deri sa ta çlirojmë dhe atë nga Edi Rama”, tha Berisha.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT