7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Basha në Durrës u përgjigjet akuzave të Berishës: Nuk mund të jepet si tokë pa Zot!

Kreu i PD-së Lulzim Basha, është ndalur në Durrës ku ka prezantuar kandidatin për kryebashkiak në zgjedhjet e 6 Marsit, Luan Hoti.

Basha është ndalur te akuzat që atij i janë bërë, për një marrëveshje të fshehtë me Edi Ramën për portin e Durrësit, të cilat i mohoi.

Basha tha se PD është pro zhvillimit, por kjo nuk mund të bëhet në shkelje të konkurencës.

“Projekti i Portit të Durrësit, sharlatanët ecin në politikë, pasi i bëjnë njerëzit që të mos mendojnë. Ata hapin gojën dhe hanë atë që iu jepet, është ngritur një genjeshtër, sikur unë dhe i pari i qeverisë kemi një marrëveshje për portin e Durrësit, ne e konsiderojmë Portin e Durrësit një aferë.

Ne duam të shohim 6 miliardë që të investohen, jo 3, por do ta përmbledh me diçka që e kam përjetuar vetë. PD është pro zhvillimit, që nuk dëmton ato asete shekullore të Durrësit, që të bëhet kjo, nuk bëhet duke sjellë një sheik.

Shkoni shikoni ça bëhet te Bulevardi i Tiranës, me planet e këtyre. Sheikun që ka ardhur këtu nuk e paragjykoj, por kjo këtu nuk është një tokë pa Zot, por nuk mund ti jepe pa konkurencë, nuk mund të jepet porti, pas diskutimeve te Nusreti i Dubait.

Ata mbështesin konspiracionin, pavarësisht kostove që kanë. Ne jemi kundër projekteve 3D, jemi pro zhvillimit që vjen vetëm përmes gjithëpërfshirjes, të gjithë faktorëve”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...