11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Basha: Nuk merrem më me Metën, SPAK-u të hetojë pa presion

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përgjigjur sulmeve të Ilir Metës duke e quajtur atë “kartë e djegur” dhe duke refuzuar të merret më me të. Në një konferencë për mediat,

“Nuk merrem më me zotin Meta dhe mashat e tij. Është harxhim kohe. Punën e kemi me Ramën e Veliajn, Meta është kartë e djegur”, tha Basha.

Basha gjithashtu komentoi paraqitjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Ai theksoi se SPAK duhet të hetojë pa presion dhe të ndjekë çështjen deri në fund, duke shtuar se interesat e Partisë Demokratike janë për drejtësi për qytetarët shqiptarë, jo hakmarrje ndaj Veliajt.

“Kur dikush është në SPAK për korrupsion, siç është Erion Veliaj i denoncuar nga unë personalisht dhe PD, të marrësh flamurin pasi ka shkuar në SPAK më duket pak shije e keqe. SPAK duhet të hetojë pa presion dhe pa u dukur sikur ka presion dhe interes polik. Interesi i PD nuk është hakmarrja ndaj Veliajt, por është drejtësia për qytetarët shqiptarë, ku po e trajtojnë tiraninë si lavatriçe ta parave të pista të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Veliaj i cili siç e thatë vetë, që deklaroi se kishte shkuar si koleg i hetuesve, zbuloi se në çfarë gjendje mendore ndodhet ai. Një hetim që shkon deri në fund tregon qartë se nuk mund të vepronin pa bekimin dhe përfitimin e Veliajt”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...