7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Basha paralajmëron programin elektoral të PD për zgjedhjet e 2025-ës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka njoftuar se programi elektoral i PD për zgjedhjet e vitit 2025 është finalizuar dhe do të bëhet publik shumë shpejt. Basha tha se ky program është hartuar nga ekspertët më të mirë në Shqipëri dhe ka pasur mbështetjen e aleatëve strategjikë. Ai premtoi se PD nuk do të shkojë para qytetarëve me propagandë, por me propozime konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Basha tha se programi i PD përfshin një skemë subvencionesh prej të paktën 200 milionë euro në vit, bazuar në parimin “paraja ndjek fermerin”. Ai po ashtu u ndal tek propozimet për infrastrukturë, duke akuzuar qeverinë aktual për mosefektivitet dhe vjedhje. Në lidhje me reformën zgjedhore, Basha tha se PD ka propozuar listat e hapura, një zonë zgjedhore, votimi dhe numërimi elektronik, si dhe votën për emigrantët. Ai bëri thirrje për ndryshime në sistemin zgjedhor për të siguruar një përfaqësim më të drejtë dhe transparent.

“Hartimi i programit të PD është finalizuar nga ekspertët më të mirë që ka Shqipëria, me mbështetje dhe asistencë të ekspertizës më të mirë që na kanë ofruar aleatët tanë strategjikë. Shumë shpejt ky program do t’i nënshtrohet një debati të brendshëm të gjykimit tuaj, në mënyrë që së bashku me ekipin e ri të përbëjë thelbin e ofertës tonë politike ndaj qytetarëve të Dimalit dhe të gjithë Shqipërisë. Tek qytetarët nuk do të shkojmë me dogma, me propagandë, me ulërima, me premtime të rrejshme. Do të shkojmë me fytyrë njerëzore, me vizion politik, jo me premtime por me propozime në mënyrë që të vendosim raportin e humbur mes politikës dhe qytetarit. Jetike dhe parësore për këtë raport është sinqeriteti, dhe sinqeritet do të thotë do t’u shpalosim atyre një program me propozimet jetike. Dhe detyra jonë është të shpalosim ofertën më të mirë të mundshme ku përfshihet programi dhe ekipi, por që është e drejta dhe detyra e tyre për të zgjedhur për veten e tyre dhe familjet e tyre.

Natyrisht një qeveri pasi vodhi fondet që vet kishte ndarë për subvencione, vodhi edhe fondet që kishin sjell europianët, nuk ka çfarë përgjigje të japë. Por ne do të ecim përpara me propozimin tonë për një skemë subvencionesh prej të paktën 200 milionë euro në vit bazuar mbi parimin: paraja ndjek fermerin. Prodhimet e fermerit apo të fermerëve, qofshin këto bujqësore apo blegtorale apo nëndegët e tjera që janë peshkimi, bletaria, e gjithçka tjetër, prodhimet do të indeksohen dhe subvencionet nuk do të mungojnë për çdo prodhim bujqësor, pa krijuar gryka shishesh, artificialitete që si e si mos të jepet subvencioni. Kolona e dytë ka të bëjë me infrastrukturën. 1,3 miliardë euro ka planifikuar Edi Rama të harxhojë për infrastrukturën këtë vit, për investime kapitale jo për infrastrukturë se një pjesë e madhe nuk dinë se ku do të shkojnë. Nuk do të shkojnë për qytetarët, por do të shkojnë aty ku edhe një herë detyra kryesore është që SPAK-u të mos i lërë të shkojnë dhe në vend që paratë të shkojnë aty, të shkojnë autorët e këtyre vjedhjeve prapa hekurave”, tha Basha.

Ai u ndal edhe tek propozimit e PD për Reformën Zgjedhore, nga listat e hapura, një zonë zgjedhore, votimi dhe numërimi elektronik dhe vota e emigrantëve.

“Le të mos jenë politikanët pjesë e një klubi të privilegjuar i cili është produkt i listave të mbyllura dhe të kontrolluara nga kryetarët e partive. Le t’ia kthejmë pas 16 vitesh dhe 4 palë zgjedhjesh njëra më keq se tjetra qytetarëve shqiptarë atë që u morëm me ndryshimet kushtetuese Berisha-Rama të vitit 2008, të drejtën për të zgjedhur drejtpërdrejtë që do t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë. Ky është qëllimi dhe kuptimi i propoyimit tonë për listat e hapura, në mënyrë që qytetarët e këtij vendi me votën e tyre të mos zgjedhin thjesht logon pas të cilës rreshtohen dhe pastaj i pari i kësaj logo të zgjedhi se kush do të hyjë në parlament. Por të zgjedhin realisht njeriun që do t’i përfaqësojë në parlament. Vettingu i politikanëve, listat e hapura, barazia e votës, votimi dhe numërimi elektronik, barazia e votës dhe vota për gjysmën e Shqipërisë jashtë Shqipërisë, janë një paketë e vetme e PD ku nuk ka asnjë rresht asnjë fjalë të mbrojmë interesat e ngushta partiake, por gjithçka është bërë me një synim madhor dhe kombëtar në mendje që është, të jemi në shërbim të qytetarëve dhe t’i kthejmë Shqipërisë një demokraci funksionuese, e t’i kthejmë një politikë me fytyrë njerëzore”, u shpreh Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT