2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Basha paralajmëron Ramën: Lëri llafet, zbato planin tonë me 5 pika. T’u marrësh lekët qytetarëve e mos t’ua kthesh kur kanë nevojë, krim i rëndë.

Krydemokrati Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë se vjedh qytetarët. Basha tha në konferencën e sotme se kriza aktuale dhe që po thellohet nuk përballohet me llafe duke i kërkuar Ramës të zbatojë planin me pesë pika të PD-së për përballimin e situatës nga COVID-19.

 

Në të kundërt ai u zotua se do bëjë gjithçka për ta ndëshkuar Ramën, pasi sipas tij t’u marrësh paratë qytetarëve dhe mos tua kthesh kur kanë nevojë nuk është keqqeverisje por krim.

“Cilat janë dy problemet kryesore që shkakton kjo krizë, rënie e konsumit, mbylljen e biznesit, një rreth vicioz. Këtu duhet dora e shtetit, sot duhet ndërhyrja e qeverisë për të shkuar tek njerëzit jo tek klientët e qeverisë.
Këta po bëjnë të kundërtën. Sot nuk kanë burime financiare për t’iu siguruar bukën e gojës njerëzve. Nuk kanë burime financiare për maska dhe dezinfektantë për pensionistët. Kollaj t’iu thuash njerëzve mbani maskë. Me çfarë do ta blejnë maskën. Nuk i shkon në mend për ta.
Paratë janë, por paratë po vidhen. Kriza aktuale dhe që po thellohet nuk përballohet me llafe. Kriza dhe epidemia nuk përballohet me gërr-vërre dhe gënjeshtra. I kam propozuar një plan konkret.
Kemi një kryeministër dhe një qeveri që është e vendosur të injorojë interesin dhe nevojat akute të qytetarëve dhe të vazhdojë vjedhjen. Është një problem jetik për vendin dhe kërkoj një bashkim të madh shqiptarësh. Nuk pret koha deri më 25 prill, ndaj nëse këto dy javë i jam drejtuar me civilitet që të marrë planin dhe të zbatojë sot i them që mosbatimi i planit me 5 pika e ngarkon Edi Ramën me përgjegjësi jo thjesht politike por dhe penale. Çdo dëm i shkaktuar në jetë, në ekonominë e vendit nesër nuk do të jetë thjesht një problem i madh për qytetarët, përgjegjësi politike e këtyre që kemi akoma por do ndiqet me të gjitha format si përgjegjësi penale. T’iu marrësh lekët qytetarëve dhe të mos ua kthesh kur kanë nevojë, nuk është thjesht keqqeverisje, por një krim i rëndë që duhet ndëshkuar dhe zotohem se do bëj gjithçka për ta ndëshkuar. I bëj thirrje të lërë llafet, planin me 5 pika e ka gati ta zbatojë. Të ndalë pagesat korruptive dhe paratë t’i çojë urgjentisht tek njerëzit në nevojë”, deklaroi Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...