12.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Basha pas Kuvendit Kombëtar:’Ekzistojmë si forcë politike është që t’ju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë’

Një ditë pas Kuvendit Kombëtar dhe ndryshimeve të organizimit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar në rrjetin social Facebook një tjetër mesazh.

Kryedemokrati është shprehur mbi arsyet dhe funksionet e PD-së, ku thekson se qëllimi është t’u ofrojë qytetarëve shqiptarë një alternativë për zgjidhjen e problemeve, një udhërrëfyes në rrugën e re.

Basha: Arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që t’ju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi i ekzistencës sonë është që t’ju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre.

Ky do të jenë udhërrëfyesi në rrugën e re që nisim sëbashku.

#NdërtojmëTëArdhmen

Ditën e djeshme, Basha shkroi se pa qëndresën e anëtarëve dhe drejtuesve deri te kryesia e partisë, demokratët nuk do mund të ishin në shërbimin e njerëzve dhe për rritjen e mirëqenies.

Pa qëndresën e anëtarëve dhe drejtuesve nga seksioni deri te kryesia e PD-së ne nuk do të ishim sot këtu për të ndërtuar të ardhmen, që t’ju shërbejmë njerëzve, që të hapen vende pune për të rinjtë tanë, që të rriten të ardhurat për familjet shqiptare, që ato të kenë arsim dhe shëndetësi më të mirë.”

Kryedemokrati u shpreh se në Kuvendin Kombëtar të 2 shtatorit, nisi ndërtimi për një Parti Demokratike moderne që i përket qytetarëve dhe jo kryetarëve.

Për këtë nisim sot të ndërtojmë Partinë Demokratike moderne, partinë e qytetarëve dhe anëtarëve dhe jo partinë e kryetarit. Sepse kryetarët ikin e vijnë, por demokratët dhe Partia Demokratike do të jetë aty për të luftuar vetëm për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve! Mirënjohje për secilin prej tyre”, ka shkruar Basha në Facebook.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...