9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Basha: PD-ja jashtë grupit të punës për Reformën në Drejtësi, dakord për zgjatjen e mandatit të Prokurorëve

Kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se Partia Demokratike nuk ka asnjë informacion për Grupin e Punës në Kuvend për reformën në drejtësi dhe refuzon të marrë pjesë në të pa njohur dhe pa miratim të tyre. Ai gjithashtu shpreh dakordësinë e PD-së me zgjatjen e mandatit të prokurorëve dhe kreut të SPAK, por insiston se kjo duhet të bëhet në bazë të kushtetutës dhe jo si vegël për interesa politike.

Në lidhje me amnistinë penale, Basha bën të ditur se disa deputetë të grupit të tij votuan pro edhe pa e ditur se paketa do të lironte të korruptuarit, duke i bërë thirrje që të distancohen nëse vota e tyre është marrë me pretendime fallco.

PD nuk ka asnjë informacion ata që janë emëruar në shtator 2022 si pjesë e atij grupi. PD është jashtë këtij procesi. Është e papranueshme çdo akt që bëhet prapa shpinës së PD-së. Ça do që të gatuajnë është jashtë informimit dhe njohurive dhe aprovimit të PD-së. PD nuk është pjesë e saj, kemi gjithë arsyet të shohim me dyshim të madh. Paskan bërë diçka që ekspertët perëndimorë e kanë refuzuar.’, tha Basha.

Sakaq, Basha foli edhe për zgjatjen e mandatit të prokurorëv dhe kreut të SPAK duke qenë dakord me një propozim të tillë.

‘E para për mandatin e prokurorëve nuk ka nevojë të ulesh me PS, është ndryshim i thjeshtë në kushtetutë. Nëse përdoret si vegël për llogari të PS është manovër e ulët. Ne i bëjmë propozime dhe i publikojmë dhe i çojmë në parlament. Në paketën që kemi çuar janë të gjitha propozimet që mbështesin SPAK. Dhe nëse kanë vullnet të ndryshojnë mandatin jemi të hapur, ky është një ndryshim mekanik kushtetues. Nëse duan ta përdorin si çengel për të tjera gjëra, atëherë derën e kanë të mbyllur’, shtoi kreu i PD-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...