17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Basha: PD qëndron fort në krah të drejtësisë, kërkojme transparencë në hetimet anti-korrupsion

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur nga Vlora se PD mbështet drejtësinë dhe SPAK-un, duke thënë se kjo mbështetje vjen si reagim ndaj pandëshkueshmërisë së 34 viteve. Megjithatë, ai ka theksuar se mbështetja është në funksion të rezultateve dhe barazisë para ligjit. Basha gjithashtu ka bërë thirrje për transparencë në hetimet anti-korrupsion të SPAK, duke shtuar se PD e ka detyrë elementare të ndërhyjë kur është në pyetje integriteti dhe transparenca në procesin hetimor. Lideri i PD kritikoi atë që e quajti si “logjikë të thjeshtë” të kërkuarve të hetimit të Edi Ramës, ndërsa shprehu nevojën për një qëndrim të qartë dhe të drejtë në lidhje me hetimet e SPAK.

“Ndaj mbështetja që i jepet SPAK-ut i jepet sepse shqiptarëve u ka ardhur në maj të hundës me 34 vite pandëshkueshmëri. Këtu buron edhe mbështetja për SPAK, por është në funksion të rezultatave. Ndaj në funksion të barazisë para ligjit, PD i jep mbështetje pa kushte SPAK.” – tha kreu i PD-së, Basha.

“Para disa ditësh dyshi i njëshit, doli një një intervistë të gatitur për të marrë azil politik, nuk tha ndonjë gjë që shqiptarët nuk e dinin por diçka ndodhi që s’ka ndodhur në 24 vite. Ish zëvendëskryeministri tha që kryeministri është pronari i vërtetë i inceneratorëve. Është përfituesi financiar i inceneratorëve. Ndaj PD e ka për detyrë elementare të përcaktojë një qëndrim të qartë sa i takon hetimeve anti korrupsion të SPAK. Kjo është një logjikë fare e thjesht, nuk mund të jesh kundër korrupsionit dhe të kërkosh hetimin e Edi Ramës dhe pastaj të godasësh ata që kanë për detyrë ta bëjnë hetimin.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...