6.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Basha: “Sali Berisha nuk e ka hallin te statuti, qëllimi i tij është që partia të shndërrohet në një mburojë të tij përballë Shteteve të Bashkuara.”

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë takimit me krerët e degëve të PD-së, ngriti shqetësimin për qëndrimet antistatutore sipas tij të Sali Berishës.

Basha tha se Berisha nuk njeh asnjë institucion të PD dhe as vendimmarrje.

Basha u shpreh i vendosur për të mos lejuar që kushtet e krijuara të çojnë PD-në në izolim, ta bunkerizojnë, apo ta kthejnë në një mburojë të interesave personale.

“Kjo histori e përdorimit te demokratëve si mburoje e interesave personale te kujdo merr fund njehere e përgjithmonë. Kryesia e Partisë Demokratike votoi për mbledhjen e Kuvendit legjitim. Sali Berisha thotë se prapë nuk e njeh. Ku qëndron morali i statutit që me forcë ngre Sali Berisha? Çfarë po kërkon ai? Sali Berisha nuk e ka hallin te statuti Ai nuk njeh asnjë strukturë të Partisë, sepse qëllimi i tij është që partia të shndërrohet në një mburojë të tij përballë Shteteve të Bashkuara.”, -tha Basha.

Basha e përforcoi argumentin se Sali Berisha e kishte justifikim nisjen e foltores me qëndrimin se vendimi për të nuk ishte marrë nga forumet.

“Pse nuk e përmend më Sali Berisha faktin me të cilin nisi foltoren, sepse nuk u votua në Kryesi? Sepse ky ishte një justifikim. Ja ku është vendimi i Kryesisë me 28 vota pro për mbledhjen e Kuvendit, dhe ai përsëri thotë s’e njoh. Është e qartë se sido që të merrej ai vendim, me çfarëdo votimi, Sali Berisha dëshmon se nuk do ta njihte. Sepse sot ai nuk njeh asnjë organ zyrtar te PD”, tha kreu i PD.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT