Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka vijuar replikat e tij në rrjetet sociale ndaj kryeministrit Edi Rama.
Përmes një videoje, Basha e sfidon Ramën duke i kërkuar llogari për faktin se nuk u përgjigjet qytetarëve që e pyesin në rubrikën e tij të mëngjesit mbi praninë e amerikanëve në SPAK.
“Pse s’kthe përgjigje, mo Rame? Ktheu njerëzve përgjigje tashi që u kthy Amerika në SPAK, a ndryshon noj gjo, apo trashet 7×7 = 313?”, shprehet Basha, duke ironizuar Ramën.
Ai nënkupton se zhvillimet e fundit me përfshirjen e autoriteteve amerikane në hetimet e SPAK-ut mund të sjellin ndryshime të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe drejtësinë në vend.