14.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

“Basha s’më lejoi të flisja në Kuvendin e kaluar”/ Hajdari: “Duhet t’i japim vendit opozitën që meriton”

Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari ka folur në Kuvendin Kombëtar të mbajtur këtë të shtunë, ku tha se në Kuvendin e kaluar, nuk ishte lejuar të fliste nga Lulzim Basha.

“E dashur familja ime politike. Sot jap fjalën time para delegatëve, edhe pse para se të përjashtohesha, ish kryetari i komanduar, se ishte i komanduar jo i përzgjedhur, për aq kohë sa zgjati, e zgjati shumë, s’më lejoi të flisja në Kuvendin e kaluar e ndaj sot kam nderin e privilegjin të flas para delegatëve”.

Hajdari theksoi se në 9 vitet e fundit, “kemi humbur në një vorbull të rrezikshme, ne kemi bërë disa gabime që na lind detyra t’i korrigjojmë sa më parë”.

“Ne sot kemi një mision që duhet ta marrim me seriozitet, duhet t’i japim vendit opozitën që meriton.

Sherret mes nesh duhet të marrin fund, balta e dhuna mes nesh duhet të marrë fund. PD të bashkohet në cdo qelizë e të organizojë opozitën më të fuqishme që ka parë ky vend deri më sot.

Dëmi më i madh që i kemi bërë vendit në këto 9 vite është se i vramë shpresën.
Nuk kemi kohë për të humbur të rimblidhemi e ringrihemi të bashkojmë shqiptarët nga Tropoja ime e dashur, deri ne Konispol. PD të shndërrohet në atë shtëpinë e madhe që babi im donte duke hapur vend për cdo veprimtar patriot”, tha Hajdari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...

Tentativë grabitjeje në Pogradec: Autorët thyejnë argjendarinë, largohen kur panë policisë

0
Një tentativë vjedhjeje është regjistruar gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr. 3 të Pogradec. Sipas burimeve, dy persona të maskuar kanë...

“Gëzuar Fitër Bajrami”: Sheshet mbushen me besimtarë në gjithë Shqipërinë, mesazhe paqeje dhe harmonie

0
Atmosferë festive dhe shpirtërore ka përfshirë gjithë Shqipërinë këtë të premte, ku mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajrami në sheshet dhe...

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...