7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Basha takon kryetarin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi, nisur nga sfidat e sigurisë në rajon

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi, Nikollë Camaj në Këshillin e Europës (KiE). Lajmin e ka bërë të ditur vetë Basha përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, duke theksuar se sfidat e sigurisë, zhvillimit dhe integrimit bëjnë përherë e më të rëndësishëm bashkëpunimin mes shqiptarëve në rajon.

Basha ka shprehur kënaqësinë e tij për takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për të adresuar sfidat aktuale.

“Kënaqësi të takoja Nikollë Camajn, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi në Strasburg në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Sfidat e sigurisë, zhvillimit dhe integrimit e bëjnë përherë e më të rëndësishëm bashkëpunimin mes shqiptarëve në rajon”, shkruan Basha në postimin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT