10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Bashkëshorti i vrau vëllain pasi zbuloi se i kishte përdhunuar vajzën, flet motra e 33-vjeçarit

Bashkëshortja e 50-vjeçarit Fatmir Tarellari, ka folur pasi ky i fundit i vrau vëllain sepse kishte përdhunuar për 9 vite vajzën e tij nga martesa e parë.

Ajo është shprehur se nuk beson se vëllai i saj ka bërë një gjë të tillë, por dhe sikur ta kishte bërë, thotë ajo, nuk duhej ta kishte vrarë sepse ka ligje dhe drejtësia mund të ishte vënë në vend.

“Nuk besoj që vëllai im të ketë bërë diçka të tillë, sepse nuk di gjë. Por edhe nëse e ka bërë, ka ligje. Nuk duhej të vriste vëllain tim, na ka vrarë të gjithëve me atë që ka bërë, të gjitha u shembën. Ka ligje për të vënë të gjithë në vendin e tyre dhe le të jetë vëllai im. Por jo për ta vrarë. Prindërit erdhën, po qajnë, janë çmendur, duhet t’i përballoj të gjitha vetë”, tha ajo.

Kujtojmë se sot është caktuar masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ndaj 50-vjeçarit. Megjithatë, prokurori dhe hetuesi nuk u pajtuan nëse ndaj tij duhet të caktohet në paraburgim apo jo dhe Këshilli Gjyqësor do të vendosë brenda pesë ditëve.

Mëngjesin e 9 janarit, vajza 18-vjeçare vendosi të fliste me të atin për tmerrin që përjetoi nga duart e 33-vjeçarit, duke treguar njëkohësisht se ai e shantazhonte me video dhe foto gjatë momentit të abuzimit për t’i mbyllur gojën.
50-vjeçari ka marrë pushkën e gjahut dhe me justifikimin se makina e tij kishte pësuar i ka kërkuar kunatit të tij të shkonte ta ndihmonte.

Ata janë takuar në rrugën provinciale Volou-Zagoras dhe pas një debati mes tyre, 50-vjeçari e ka ekzekutuar vëllain e gruas së dytë me një plumb në gjoks dhe më pas është dorëzuar në Polici.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...