11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Bashkia Himarë, ja si shpërndahen pronat dhe paracaktohen fituesit e tenderave

Njëmbëdhjetë muaj më parë, kryeministri Edi Rama, në një mbledhje me drejtues të bashkive, e quajti “gjumash” Jorgo Goron, kryetarin e Bashkisë së Himarës. Fjalët e Ramës ishin të rënda, madje, ai tha se “kemi pamje të turpshme të Bashkisë Himarë, që është simboli i të fjeturit gjumë përballë plehut dhe maskarallëkut”.

Por, Goro ka vijuar i qetë detyrën, duke firmosur me dhjetëra procedura tenderuese të dyshimta. Dhe, për çudi, fitues i shumicës së këtyre tenderave është familja e ish-juristit Elton Rondo.

Emri i z.Rondo është përmendur shpesh për lidhje të ngushta mes tij dhe Goros, aq sa paratë që duhet të shkonin për punë publike duket se po shkojnë në xhepat e zyrtarëve apo ish-zyrtarëve.

Me sa duket Goro është aktiv sa herë që duhet të firmosë tendera, pasi për papastërtinë, për zaptime pronash, për rrugët, për ujin e pijshëm, etj, etj, as nuk mundohet të reagojë.

Nga ana tjetër, miku i tij z. Rondo është parë shumë shpesh në ambientet e Bashkisë Himarë, me sa duket për të marrë firmat nga miqtë e tij të bashkisë.

Nga informacione paraprake besohet se kjo dyshe përpilon dokumentet e tenderëve, i harton në bazë të firmave të vetë Rondos dhe më pas ai detyrimisht shpallet edhe fitues.

Natyrisht, këto dyshime mund t’i faktojnë fare mirë institucionet ligjzbatuese, nga policitë, Prokuroria e Rrethit Vlorë apo edhe SPAK apo Byroja Kombëtare e Hetimit.

Është arritur të sigurohet dokumenti i një tenderi i cili ka rënë në duart e familjes së ish-juristit Elton Rondo. Në fund të muajit gusht, Bashkia e Himarës ka shpallur fituese firmën “COGREN” për tenderin e ndërtimit të një parku në Borsh. Sipas dokumenteve, kjo firmë, në pronësi 100 % të Fotina Rondos, e ka shpallur fituese të procedurës “ndërtimi i kompleksit sportiv rajonal, Borsh”. Fondi limit ishte 40 000 000, ndërsa bashkimi i operatorëve ekonomikë “COGREN” &  “A.E.K & Co” ofruan një vlerë prej 34.033.033 lekë.

Mësohet se ka pasur oferta shumë të afërta me fituesin, po dyshja Goro-Rondo ka vepruar më shpejt duke e bërë këtë tender të tyren.

opennews.al

Kjo nuk është e vetmja herë kur kryetari i bashkisë Himarë dhe ish-juristi Elton Rondo, akuzohen për mashtrime të tilla. Më herët është raportuar edhe për tendera të cilët i janë besuar, nënës së ish-juristit Rondo.

Tenderat kanë qenë që nga ndërtimi i ujësjellësve, pastrimi, ndërtime rrugësh, këndë sportive etj, etj. Shumica e procedurave ka qenë pa garë!

Por këto mashtrime nuk ngelen me kaq, vijojnë të shpallen fitues nëpër tendera edhe familjarë të këshillit bashkiak.

Kompania “Abeille’s Resort” është shpallur fitues në procedurën e hapur për dhënie me qira të 10 hektarëve pyll publik në zonën e Gjomollës.

Kompania është në pronësi të Bule Kapaj, motra e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Himarës, Dhimitër Kapaj.

E gjitha kjo situatë krijon mjaft dyshime, megjithatë i takon organeve kompentente t’i zbardhin këto dokumente dhe ta zgjidhin njëherë e mirë këtë përgënjeshtrim të madh që po bëhet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...