9.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Bashkimi Evropian emëron Peter Sorensen si Përfaqësues të Posaçëm për Dialogun Kosovë-Serbi

Bruksel – Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka vendosur që diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, të emërohet Përfaqësues i Posaçëm për Dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, duke zëvendësuar Mirosllav Lajçak.

Burime diplomatike nga Bashkimi Evropian kanë konfirmuar se emri i Sorensen është dërguar për miratim te vendet anëtare të BE-së dhe pritet të konfirmohet në takimin e Komitetit Politik dhe të Sigurisë (PSC). Kjo procedurë konsiderohet formale, pasi Kallas ka vendosur tashmë për emërimin e tij.

Sorensen, aktualisht Këshilltar i Lartë për Diplomacinë Digjitale në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), ka një përvojë të gjerë diplomatike në Ballkanin Perëndimor. Ai ka shërbyer si Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për Bosnje dhe Hercegovinën, si dhe ka pasur pozita të rëndësishme në misionet e BE-së në Shkup dhe Sarajevë. Puna e tij në Kosovë dhe në Serbi e ka bërë atë një kandidat të fortë për këtë post.

Mandati i aktualit dërguar, Mirosllav Lajçak, skadon më 31 janar, dhe Sorensen pritet të nisë detyrën e tij në shkurt. Ai do të përqendrohet ekskluzivisht në dialogun Kosovë-Serbi, ndryshe nga paraardhësi i tij që ka pasur detyra më të gjera në Ballkanin Perëndimor.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ka nisur më 2011 dhe ndërmjetësohet nga BE-ja, ka prodhuar disa marrëveshje, por shumë prej tyre mbeten të pa zbatuara, duke krijuar tensione në procesin e normalizimit të raporteve mes dy vendeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...

Bardhi nga Berlini: “100% e pengesave për integrimin janë nga qeveria dhe mazhoranca”

0
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti deputetët demokratë “mërgata...