14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Bashkimi Evropian njofton shqyrtimin e mundësive të një raundi të ri sanksionesh ndaj Rusisë/ “Masakrat do të futen në listën e mizorive”

Bashkimi Evropian bëri të ditur të hënën se do të shqyrtojë mundësinë e një raundi të ri sanksionesh ndaj Rusisë, pas njoftimeve për akte mizorie të kryera në qytetet ukrainase të pushtuara nga forcat ruse.

Në një deklaratë të Shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell thuhej se blloku do ta trajtojë këtë çështje me urgjencë.

Zoti Borrell tha se masakrat e kryera në qytetin e Buçës e në të tjera qytete të Ukrainës, do të futen në listën e mizorive të kryera në tokën evropiane.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se BE-ja do të ofrojë ndihmë për prokurorët ukrainas të cilët po mbledhin dhe ruajnë provat e krimeve të luftës.

Bashkimi Evropian mbështet gjithashtu hetimet për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe Komisioneri i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Dje sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dënoi ashpër Rusinë duke e akuzuar atë për akte mizorie në Ukrainë,

Zoti Blinken niset drejt Brukselit për takime këtë javë me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, takime që synojnë të nënvizojë vendosmërinë e aleancës ushtarake për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për luftën në Ukrainë.

Në një postim në Twitter Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres shprehej thellësisht i tronditur nga imazhet e civilëve të vrarë në Buça të Ukrainës. Ai shkruante se është thelbësore që një hetim i pavarur të çojë në llogaridhënie efektive.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të hënën se Bashkimi Evropian duhet të jetë i përgatitur për të vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë si përgjigje ndaj njoftimeve për vrasje të civilëve.

Kryeprokurorja e Ukrainës tha të dielën se autoritetet kanë gjetur 410 trupa brenda dhe përreth Kievit, gjatë një hetimi për krime të mundshme lufte të kryera nga Rusia. Por sipas agjencisë Reuters, Prokurorja e Përgjithshme Iryna Venedyktova ka shtuar se dëshmitarët do të intervistohen më vonë, pasi siç u shpreh ajo, ata janë shumë të traumatizuar nga ato që kanë parë.

Në një deklaratë të dielën ministria ruse e Mbrojtjes hodhi poshtë akuzat se ushtria ruse ishte përgjegjesë për vrasjen e civilëve në Buça dhe pretendoi se pamjet filmike dhe fotografitë e të vdekurve ishin një tjetër provokim nga Perëndimi. Rusia i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së të thërriste një takim të hënën për të diskutuar ato që i quajti veprime të radikalëve ukrainas në Buça.

Por Britania, e cila ka kryesinë e radhës së Këshillit të Sigurimit këtë muaj, njoftoi se nuk do të ketë takim të hënën dhe se çështja mund të diskutohet në takimin për Ukrainën të planifikuar për t’u mbajtur të martën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit më të ndjeshme emocionalisht

0
Në astrologji, disa shenja të zodiakut njihen për ndjeshmërinë e tyre të lartë emocionale dhe mënyrën intensive se si përjetojnë situatat e jetës. Ja...

Ministri i Jashtëm i Iranit: “Nuk kemi kërkuar armëpushim apo negociata me SHBA”

0
Ministri i Jashtëm i Irani, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani nuk ka kërkuar asnjëherë armëpushim apo negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

Nadire Meçorapaj fiton drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë

0
Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Vlorë është mbyllur me fitoren e Nadire Meçorapaj. Sipas rezultateve përfundimtare, Nadire...