Tensionet mes banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4” po shtohen, dhe këtë herë një debat i fortë ka shpërthyer mes Xumit dhe Gjestit.
Dyshja, e cila nisi rrugëtimin në format si miq, duket se tani ka hyrë në një fazë rivaliteti, dhe shkaku kryesor është raporti i Gjestit me Eglin.
Çfarë ndodhi mes tyre?
Gjatë një bisede në shtëpi, Xumi e ngacmoi Gjestin duke i thënë:
“Ta mori Edi femrën në formatin tjetër.”
Në një përgjigje të menjëhershme dhe të fortë, Gjesti nuk i kurseu fjalët, duke i kthyer:
“Siç ta mora unë ty.”
Ky shkëmbim batutash ka tensionuar atmosferën mes tyre, ndërsa dinamikat në shtëpi po ndryshojnë dita-ditës. Mbetet për t’u parë nëse ky debat do të sjellë përçarje më të thella apo thjesht është një tension i momentit.






