5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“BE-ja i jep rëndësi maksimale lirisë së shprehjes për funksionimin e një shoqërie demokratike“/Ambasadori Soreca pret në takim Kreun e Komisionit Parlamentar për Median

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka pritur në takim Kreun e Komisionit Parlamentar për Median, Agron Gjekmarkajn, njëkohësisht deputet i Partisë Demokratike.

Me anë të një postimi në Twitter, ka shprehur angazhimin e BE-së për lirinë e shprehjes dhe për funksionimin e një shoqërie demokratike.

Diplomati i BE-së shkruan se diskutoi me Gjekmarkajn për situatën e lirisë së shprehjes në Shqipëri si dhe për sfidat e paraqitura në Raportin e Komisionit Europian për vendin tonë.

Soreca thekson se pavarësia e organeve rregullatore të medias duhet garantuar teksa me rëndësi, sipas tij është dhe përforcimi i pluralizmit të transmetuesit publik.

“Kënaqësi që u takova me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Median dhe Arsimin, z. Agron Gjekmarkaj. Diskutim i rëndësishëm mbi situatën e lirisë së shprehjes në Shqipëri, përfshirë sfidat e paraqitura në Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë 2021. Pavarësia e organeve rregullatore të medias duhet garantuar, si edhe qasja e medias në veprimtaritë qeveritare. Me rëndësi edhe përforcimi i pluralizmit të transmetuesit publik. BE-ja i jep rëndësi maksimale lirisë së shprehjes për funksionimin e një shoqërie demokratike“ – shkruan Soreca.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...