8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 4, 2026
spot_img

BE nis shpërndarjen e 38 miliardë eurove për mbrojtjen e tetë shteteve anëtare

Bashkimi Evropian ka nisur shpërndarjen e fondeve për mbrojtje për tetë shtete anëtare, në kuadër të skemës SAFE (Veprimi për Sigurinë në Evropë), pjesë e paketës “Gatishmëria 2030”. Skema ka si qëllim përmirësimin e gatishmërisë së shteteve anëtare përballë kërcënimeve, përfshirë mundësinë e një sulmi nga Rusia ndaj një vendi evropian.

Vendet përfitues aktualisht janë Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Spanja, Kroacia, Qiproja, Portugalia dhe Rumania, të cilat do të marrin së bashku rreth 38 miliardë euro nga kredia e re prej 150 miliardë eurosh. Financimi do të përdoret për blerjen e pajisjeve dhe sistemeve të mbrojtjes, përfshirë municione, raketa, dronë, sisteme anti-dronë, mbrojtje ajrore, siguri kibernetike, teknologji inteligjente dhe sisteme të luftës elektronike.

Një kusht kryesor është që pajisjet e blera të prodhohen kryesisht në Evropë, me jo më shumë se 35% komponentë nga jashtë BE-së, EEA-EFTA ose Ukraina. Edhe Kanadaja mund të përfitojë në të njëjtin nivel përmes një marrëveshjeje dypalëshe.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se miratimi i planeve nga Këshilli i BE-së është urgjent për të mundësuar shpërndarjen e shpejtë të fondeve. Pagesat e para pritet të bëhen në mars 2026, ndërsa planet e mbetura të 11 shteteve anëtare do të shqyrtohen së shpejti.

Skema SAFE konsiderohet një nga nismat më të rëndësishme të BE-së për rritjen e mbrojtjes dhe prodhimit evropian të pajisjeve ushtarake, duke synuar forcimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së kontinentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Izraeli paralajmëron: Çdo pasardhës i Khameneit do të shënjestrohet nëse ndjekin të njëjtën ideologji

0
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi të mërkurën se çdo udhëheqës i ardhshëm suprem i Iranit që ndjek të njëjtën linjë ideologjike si...

Pasagjerët e bllokuar në Dubai paguajnë deri në 200 mijë euro për fluturime private...

0
Dhjetëra mijëra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe pas përshkallëzimit të konfliktit që përfshin Iranin dhe është përhapur në rajonin...

“Duhej të ndodhte”, Administrata Trump përpiqet të sqarojë arsyet e sulmit ndaj Iranit mes...

0
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe ekipi i tij u përpoqën të martën të rikuperonin rrëfimin mbi arsyet që çuan në vendimin për të...

Nis ceremonia mortore për Ali Khamenein në Teheran, homazhe tre-ditore në vendin e lutjeve...

0
Iranianët do t’i japin lamtumirën Udhëheqësit Suprem, Ali Khamenei, në një ceremoni mortore që nis sot në orën 22:00 në Teheran, në vendin e...

Axios: Telefonata sekrete Netanyahu–Trump çoi në nisjen e luftës kundër Iranit

0
Një telefonatë e fshehtë mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit amerikan Donald Trump më 23 shkurt rezultoi momenti kyç që parapriu shpërthimin e...