8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

BE nuk do të pranojë më takime me shtetet që nuk vendosën sanksione ndaj Rusisë

Në Bruksel është shtruar darka joformale nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, për liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Para darkës joformale të organizuar për liderët e Ballkanit Perëndimor, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se pret bisedime jo të lehta për shkak të çështjeve që kanë dalë. Megjithatë, ai ka thënë se Serbia ka marrë një vendim për të përshpejtuar rrugën drejt BE-së dhe se beson që kjo do të jetë e ndërsjellë.

Sa i përket deklaratave të krerëve shtetëror të Kosovës se së shpejti do të aplikojnë për anëtarësim në Këshillin Evropian, Vuçiç ka thënë se do të ketë reagim edhe nga ana e Serbisë.

Sipas Tanjug, nga tani e tutje vetëm shtetet e Ballkanit Perëndimor që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë do të mund të marrin pjesë në takimet me temën e politikës evropiane të sigurisë, gjë që për Serbinë është cilësuar si “lajm tjetër i keq”, pas lajmit se Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në KE.

Kujtojmë se sa i përket sanksioneve kundër Rusisë për agresionin në Ukrainë, Kosova ka dalë në mbështetje të Perëndimit, teksa deri më tani është kërkuar një qëndrim i Serbisë, e cila nuk po dëshiron t’i prishë marrëdhëniet me rusët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...