9.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

BE pezullim të marrëveshjes së lehtësimit të vizave të bllokut me Moskën

Ministrat e jashtëm të BE-së pritet të mbështesin një pezullim të marrëveshjes së lehtësimit të vizave të bllokut me Moskën.

Sipas mediave të huaja, disa vende kanë kërkuar veprime kolektive për të ndaluar rusët e zakonshëm që të udhëtojnë në BE me viza turistike, në sfidën e fundit për bllokun teksa përpiqet të ndëshkojë Moskën për pushtimin e Ukrainës duke ruajtur unitetin midis 27 anëtarëve të saj.

Vendet, duke përfshirë Republikën Çeke dhe Poloninë, ndaluan lëshimin e vizave për turistët rusë menjëherë pasi presidenti Vladimir Putin urdhëroi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt.

Që atëherë ata kanë kërkuar që Brukseli të miratojë një ndalim të plotë, duke i bërë jehonë lutjes së presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Por të tjerët kanë vazhduar të japin dokumentet e udhëtimit, duke lejuar rusët me viza të udhëtojnë kudo në zonën e lëvizjes së lirë Shengen.

Si hap i parë, ministrat planifikojnë të japin mbështetje politike për pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin e vizave BE-Rusi në një takim dy-ditor në Pragë që fillon të martën, kanë thënë për Financial Times tre zyrtarë të përfshirë në bisedime.

“Është e papërshtatshme që turistët rusë të shëtisin në qytetet tona,…”, citohet të ketë thënë një zyrtar i lartë i BE-së i përfshirë në bisedime. “Ne duhet t’i dërgojmë një sinjal popullatës ruse se kjo luftë nuk është në rregull, nuk është e pranueshme”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...