8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

BE vendos të ndërpresë bashkëpunimin për blerjen e vaksinave “AstraZeneca” dhe “Johnson & Johnson”

Bashkimi Europian pritet të ndërpresë bashkëpunimin për blerjen e vaksinave anti-Covid me kompaninë “AstraZeneca” dhe “Johnson & Johnson”.

“Një vendim ende nuk është marrë, por ne nuk kemi nisur bisedime me ‘AstraZeneca’ dhe ‘Johnson & Johnson’ për një kontratë të re, ndërsa tashmë kemi nisur diskutime për kontrata me ‘Pfizer/Biontech’ dhe ‘Moderna’”, tha të premten ministri i Industrisë në Francë, Agners Pannier-Runache.

Vendimi vjen pas rihapjes së debatit mbi sigurinë e vaksinës “AstraZeneca” dhe “Johnson and Johnson”.

Rastet e përsëritura me mpiksje gjaku te personat e vaksinuar kanë vënë në alert vendet e Bashkimin Europian.

Pas Danimarkës që bllokoi procesin e vaksinimit me vaksinën e Oksfordit, edhe Norvegjia ndërmori të njëjtën masë. Ndërkohë, në vendin tonë, autoritetet kanë konfirmuar vijimësinë e procesit.

Pas 38 400 dozave që mbërritën disa javë më parë, sot dhe të dielën pritet të mbërrijë dërgesa e dytë me 90 mijë e 800 vaksina “AstraZeneca”.

Një sasi kjo e siguruar sipas Ministrisë së Shëndetësisë përmes mekanizimit COVAX.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...