10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

BE zgjat mandatin e EULEX në Kosovë deri në qershor 2027 – mbi 170 milionë euro fonde për fazën e re

Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i është zgjatur mandati edhe për dy vite të tjera, deri më 14 qershor 2027. Vendimi u mor më 5 qershor 2025 nga Këshilli i Bashkimit Evropian gjatë një takimi të mbajtur në Luksemburg, ku Komiteti Politik dhe i Sigurisë i BE-së miratoi zgjatjen e mandatit, pas përfundimit të afatit të mëparshëm që ishte vendosur më 5 qershor 2023 dhe do të skadonte më 14 qershor 2025.

Për këtë fazë të re të misionit, është planifikuar një fond prej 170,866,980 euro, një shumë e konsiderueshme që ndan burimet financiare në dy drejtim kryesorë. Sipas detajeve të publikuara, 64,492,980 euro janë dedikuar për funksionimin e vetë misionit EULEX në Kosovë, ndërsa 106,374,000 euro janë alokuar për mbështetjen e procedurave gjyqësore të zhvendosura në një shtet anëtar të BE-së, që trajtojnë raste të ndjeshme përmes një juridiksioni të posaçëm evropian.

Misioni EULEX ka qenë i pranishëm në Kosovë që nga viti 2008, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së vendit. Ai erdhi si zëvendësim për misionin e OKB-së, UNMIK, duke marrë përsipër një pjesë të përgjegjësive, por me kompetenca më të kufizuara sesa paraardhësi i tij. Më tej, në vitet 2011 dhe 2012, këto kompetenca u reduktuan më tej, duke ia kaluar gradualisht autoritetet institucioneve vendase.

EULEX vazhdon të mbetet një ndër instrumentet kyç të BE-së për mbështetjen e sundimit të ligjit, forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe promovimin e stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...