Për shumë ditë, dukej sikur marrëdhënia mes aktorit Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj ishte “krisur”.
Gjatë dy javëve të fundit, ata kanë pasur disa momente dhe debate mes njëri-tjetrit. Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të “BBV”, Beatrix i dha fund zërave për prishjen e marrëdhënies.
‘’Unë kam kërkuar vëmendje por me thënë të vërtetën ma ka dhënë. Unë kam qenë me një luhatje të theksuar emocionale dhe prej kësaj jam llastuar pak. Shikimi është aty, dashuria është aty’’,- tha ajo.
Ndërkaq Donaldi komentoi se lidhja e tyre po kalon ditë të mira por edhe të këqija duke theksuar se kjo është një gjë mëse normale.
Dyshja pranoi se në këtë moment të lojës janë totalisht të dedikuar ndaj njëri-tjetrit.