10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Begaj në 30-vjetorin e Marrëveshjes së Dayton: Shqipëria riafirmon përkushtimin për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Në kuadër të 30-vjetorit të Marrëveshjes së Dayton-it, e cila i dha fund konfliktit në Bosnjë dhe Hercegovinë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, po merr pjesë në Sesionin Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që këtë vit po zhvillohet në Dayton, Shtetet e Bashkuara.

Gjatë fjalës së tij në forum me temë “Renewing focus on peace and prosperity in the Balkans”, Kreu i Shtetit rikujtoi rëndësinë historike të Marrëveshjes së Dayton-it, duke e cilësuar atë “gur themeli i paqes, stabilitetit dhe shpresës në rajonin tonë”.

Presidenti Begaj nënvizoi mbështetjen e fortë të Shqipërisë ndaj integrimit euroatlantik të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe vlerësoi thellësisht partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara. “Shqipëria riafirmon angazhimin e saj të fortë ndaj vlerave të demokracisë, duke promovuar paqen, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Ne shqiptarët e vlerësojmë thellësisht miqësinë me SHBA dhe jemi të përkushtuar ta forcojmë atë për brezat që do të vijnë”, deklaroi ai.

Begaj theksoi gjithashtu rolin historik të Shteteve të Bashkuara në sigurimin e paqes në Ballkan, duke veçuar ndërhyrjen në Kosovë si një element kyç për parandalimin e katastrofës. “Pa udhëheqjen amerikane, Marrëveshja e Dayton-it nuk do të kishte qenë e mundur dhe rajoni nuk do të kishte arritur stabilitetin e tij aktual”, shtoi ai.

Duke vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së, NATO-s dhe BE-së në rajon, Presidenti Begaj bëri thirrje për solidaritet dhe bashkëpunim mes aleatëve për t’u përballur me sfidat e reja, përfshirë pasojat e luftës në Ukrainë.

Le të riafirmojmë angazhimin tonë ndaj Ballkanit Perëndimor, një rajon që nuk jeton në hijen e së kaluarës, por qëndron në dritën e së ardhmes. 30 vjet më parë, paqja u bë e mundur këtu. Sot, detyra jonë është ta bëjmë atë të përhershme”, përfundoi Presidenti Begaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...