Presidenti, Bajram Begaj ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor.
Nëpërmjet postimi në rrjetin e tij social “twitter”, Begaj ka uruar suksese për nxënësit të cilët vijonin rrugëtimin e përbashkët drejt dijes.
Postimi i plotë nga Begaj:
Iu uroj nxënësve dhe arsimtarëve në të gjithë 🇦🇱 një vit të mbarë shkollor. T’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që do t’i formësojë fëmijët e sotëm në qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane. Suksese në rrugëtimin e përbashkët drejt dijes!