15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Belind Këlliçi: Çdo manipulim votash në PD do të përballet me ligjin – Transparencë dhe liri që mungon në PS

Në një intervistë për emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, deputeti demokrat Belind Këlliçi ka komentuar polemikat e fundit brenda Partisë Demokratike lidhur me pretendimet për manipulime votash në zgjedhjet e 11 majit, të ngritura nga disa prej kandidatëve të listave të hapura, si Aulon Kalaja në Durrës dhe Lefter Maliqi në Berat.

“Jo krizë, por demokraci e brendshme”

Këlliçi i cilësoi këto pretendime si shprehje të lirisë dhe transparencës që ekziston në PD, në kontrast të hapur me atë që ai e përshkroi si “repart ushtarak” të Partisë Socialiste, ku, sipas tij, askush nuk ka të drejtë të reagojë.

“Në PD ndodhi një situatë krejt tjetër. Janë të lirë. I kanë drejtuar një shkresë KQZ-së për të administruar pamjet filmike. Janë në të drejtën e tyre, do të monitorojnë pamjet filmike, do të shohin nëse ka pasur deformim apo jo.”

Paralajmërim për manipuluesit: Përgjegjësi ligjore

Këlliçi ishte i prerë se çdo përpjekje për të manipuluar votën — qofshin nga numërues, komisionerë apo vetë figura politike të PD-së — do të ndëshkohet ligjërisht:

Kush ka prekur një votë të një kandidati, të mbajë përgjegjësi para ligjit. Jo vetëm morale, por politike dhe ligjore.”

Ai bëri të qartë se nuk do të tolerohet asnjë formë manipulimi, pavarësisht se kush është përfshirë:

“Nëse ka ndonjë individ politik që ka orientuar komisionerët apo numëruesit për të bërë akte të tilla, të mbajë përgjegjësi edhe ai individ politik para ligjit — qoftë edhe deputet apo titullar i PD-së.”

Goditje për Edi Ramën: “Në PS askush nuk pipëtin”

Këlliçi vuri në dukje kontrastin mes Sali Berishës, që sipas tij lejon kandidatët të kërkojnë të drejtën e tyre, dhe Edi Ramës, që i ndalon deputetët e PS-së të kërkojnë pamje filmike apo të ngritin zërin:

“Në PS ka një repart ushtarak që nuk pipëtin njeri para kryeministrit. Ndërsa në PD, Berisha nuk ndërhyn, i lë kandidatët të ndjekin të drejtën e tyre.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...