7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Belinda Balluku në Athinë: Shqipëria synon të bëhet eksportuese neto energjie deri në 2030

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në takimin e 6-të të Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC 6), që po zhvillohet në Athinë, duke theksuar synimin e Shqipërisë për të transformuar vendin nga importues energjie në eksportues neto brenda vitit 2030.

Në një prononcim për mediat, Balluku njoftoi se gjatë sesionit Ministerial, ajo prezantoi planet e Shqipërisë për interkonjeksionet energjetike, duke përfshirë korridorin VIII dhe korridorin Lindje-Perëndim, që lidh Rumaninë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Italinë. Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit nënujor drejt Italisë u cilësua nga pjesëmarrësit si një investim strategjik për sigurinë energjetike të Europës Juglindore.

Balluku vlerësoi gjithashtu prezencën e zyrtarëve amerikanë në samit, duke përfshirë Sekretarin e Energjisë, Chris Wright, dhe Sekretarin e Punëve të Brendshme, Doug Burgum, dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik në sigurinë energjetike dhe pavarësinë e Europës nga impakti i gazit rus.

“Angazhimi konkret i Departamentit Amerikan të Energjisë në sektorin energjetik europian është shpresëdhënës dhe garantues i qëndrueshmërisë dhe i pavarësisë energjetike,” tha Balluku, duke theksuar se teknologjitë e reja, përfshirë inteligjencën artificiale, do të sjellin zgjidhje të qëndrueshme për sektorin e energjisë në rajon.

Gjithashtu, Balluku përshëndeti arritjen historike të Greqisë në vitin 2024, e cila për herë të parë u bë vend eksportues neto energjie, duke e vendosur rajonin në një pozicion strategjik gjeopolitik.

Ky takim i P-TEC 6 nxorri në pah rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe transatlantik për të përballuar sfidat globale në fushën e energjisë dhe për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt për Europën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...