10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Berisha akuzon Bashën: “Mori pjesë në skenarin e shpalljes sime non-grata për të shpëtuar lëkurën e tij”

Kryetari i PD, Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të Lulzim Bashës, ish-drejtuesin e demokratëve.

Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Berisha teksa i kujtoi nofkën që i ka ngjitur prej disa muajsh, duke e quajtur ‘peng’ të Ramës, pohoi se Basha kishte pasur gisht në skenarin për shpalljen e tij non-grata nga SHBA-të.

Kjo sipas Berishës, bëhej që Basha të shpëtonte lëkurën e tij.

Berisha po ashtu tha se nuk donte të bënte profetin, por i kishte thënë Bashës se kudo që të shkonte do të ndiqej nga dosjet e tij.

 

 

Deklaruat se zoti Basha ishte marrë peng, a ishte marrë nga PS apo organizata të tjera ndërkombëtare?

Ai ishte peng i Edi Ramës, së dyti i kam deklaruar më herët se si ai firmosi për të larguar Berishën nga PD dhe morri pjesë në skenarin e të shpalljes sime non-grata për qëllimet e tij. Paska qenë keqësisht i kapur dhe mendoi se në atë mënyre do shpëtonte lëkurën e tij. Por unë i thashë; ‘e vërteta vonon por nuk harron.’ I kisha deklaruar atij: ‘Lulzim, kudo që të shkosh, para teje shkojnë dosjet e tua’. Nuk dua të bëj profetin, por këto ja kam thënë. Këto janë akte që nuk janë kompetencë e Bashës apo e Ramës, por të sigurisë madhore kombëtare, tjetër punë se i ka në dorë Rama dhe bën si do. Bëhet agresion i madh ndaj vendit, dhe nuk mblidhet as këshilli i mbrojtjes kombëtare, as komiteti. Ai çfarëdo gënjen e mashtron, sillet sikur është nën çifligun e tij në Surrel”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...