Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar ashpër korrupsionin dhe keqpërdorimin e pushtetit nga qeveria Rama, duke e quajtur autopsinë që Arben Ahmetaj i bëri klanit Rama, Ballukut dhe Dumanit, një shërbim të madh për qytetarët shqiptarë. Sipas Berishës, Ahmetaj ka zbardhur dokumente dhe fakte që tregojnë abuzime të mëdha me fonde publike dhe manipulim të tenderëve, si dhe lidhje të dyshimta mes ministrave të qeverisë dhe disa individëve të afërt me kryeministrin Edi Rama.
Berisha përmendi disa skandale, duke përfshirë blerjen e kompjuterëve me çmime të fryra dhe respiratorëve të blerë nga Ministria e Arsimit me çmim të 10-fishuar. Ai gjithashtu përmendi lidhjet e Erion Veliajt, kreut të Bashkisë së Tiranës, me skandale financiare, duke theksuar se ky i fundit ishte nën presionin e Edi Ramës për të firmosur dhe u bë pronar i një djegësi në Tiranë.
Në reagimin e tij, Berisha theksoi se opozita ka bërë një punë të madhe duke dorëzuar dosjet e korrupsionit në SPAK, megjithëse ka dyshime se këto dosje mund të mbyllen për shkak të ndikimit politik. Ai bëri thirrje për ndjekje penale të çdo akti të keqpërdorimit të fondeve publike, duke theksuar se korrupsioni duhet të shpallet krim i rëndë dhe të luftohet me masa të rrepta.
Në një tjetër aspekt të fjalës së tij, Berisha u shpreh për luftën kundër kulturës “woke” dhe përpjekjet për të ndryshuar identitetin kombëtar. Ai bëri thirrje që ligjet për mbrojtjen e familjes dhe vlerave tradicionale të kalojnë sa më shpejt në Kuvend.
Një tjetër çështje e ngritur nga Berisha ishte rasti i McGonigal, që sipas tij mbahet peng nga figura të njohura të lidhura me qeverinë. Ai akuzoi se hetimet për këtë çështje po pengohen nga individë të lidhur me pushtetin aktual.
Në përmbyllje, Berisha nënvizoi se lufta ndaj korrupsionit dhe mbrojtja e vlerave të kombit janë betejat kryesore të opozitës, që do të vijojnë pa kompromis.
Fjala e plotë:
Pra, data 8 është dita në të cilën ne tregojmë të gjithë fuqinë tonë në mbrojtje të votës së lirë dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ju dhe qytetarët e dëgjuan autopsinë që i bëri klanit Rama, Ballukut dhe Dumanit, Arben Ahmetaj me një vërtetësi të jashtëzakonshme. Me dokumente.
Dy urdhër arresti të anuluara për AKSHI-n, e cila qindra milionë euro i ka ndarë me Edi Ramën nëpërmjet baxhanakut të Edi Ramës.
E dëgjuat që blihet kompjuteri 10 herë më shumë se ç’kushton, me dokumente tatimore.
Ministrja e Arsimit dhe respiratorët me çmim të 10-fishtë. Dhe për Altin Lalën, këto janë pakujdesi. Cilësohen pakujdesi dhe jo vjedhje monstruoze që ka rënduar jetën e të sëmurëve.
Pra, mendoj se autopsia që i bëri kësaj kalbësire Arben Ahmetaj ishte një shërbim i madh për çdo qytetar.
Ai, si njeri që njeh nga viti 2013 gjer në vitin 2022, me hollësi çdo zhvillim, u tha shqiptarëve se Erion Veliaj ka firmosur dhe është pronar në djegësin e Tiranën, por firmën e ka vënë nën presionin e madh të Edi Ramës. Çka dëshmon se pse për Erion Veliajn, Edi Rama tha se po ia linçojnë familjen.
Cilën familje? Familjen që iu gjetën vetëm fatura të garderobës 200 e ca mijë euro. Pra, blerjet shkojnë në rreth 2 milionë euro. Imagjinoni ju Velicën, që nuk i ka 2 milionë euro as një mbretëreshë ka rrezik. As gratë e miliarderëve.Po këta po e linçojnë këtë. 300 mijë euro i gjetën në garazh në kontrollin e fundit. U fshehën. Po ka njerëz që edhe i rrjedhin gjërat, edhe i thonë gjërat.
Arben Ahmetaj si dëshmitar origjinal i zhvillimeve në qeveri faktoi ato që opozita ka denoncuar me forcën më të madhe.
E them këtu se sot Edi Rama i ka mbyllur, siç ka thënë Lubia, me Altinin nuk na hyn gjembi në këmbë, por e garantoj atë se për këto që ka bërë dhe ata që i fshehin këto, do ketë ligjet më të rrepta.
Opozita ka bërë një punë shumë të mirë. Shumë e kanë kritikuar se pse po dorëzon dosjet në SPAK. Opozita e ka pasur të qartë se ato dosje do mbylleshin nga SPAK-u. Por ajo nuk ka pranuar të sillet sikur jeton në një rend parashtetëror. Pra ka treguar një respekt për institucionet si të tilla dhe jo individët që përdhosin këto institucione.
Tani do krijohet këtu një grup, një departament i luftës kundër korrupsionit, në të cilën ekspertët tanë do përgatisin çdo dosje me të gjithë dokumentacionin se të harrojë kush që mund të kalojë krimet që ka bërë i mbrojtur nga njerëz të marrë peng.
Jo, krahas vendimeve, qeveria do procedojë dosjet e korrupsionit për Edi Ramën, familjarët e tij.
Linda Rama është e regjistruar me regjistrim ambiental.
Ju besoj e dëgjuat se çfarë tha Arben Ahmetaj për fiskalizimin, se peshkaqeni ishte Olsi Rama që donte të merrte fiskalizimin.
Gjithçka sillej në këtë intervistë rreth familjes së tij.Pra, do të krijohet një grup ekspertësh, juristësh, dosjet ne i kemi, i kemi dorëzuar 50 dosje atje. Nuk kemi lënë dosje pa dorëzuar, po ata i mbyllin, ata grisin urdhër arreste.
Ata çojnë për ndjekje penale Bardh Spahinë pse ka pushuar nga puna një të dënuar për vjedhje. Kjo është e vërteta.
Fshehin urdhër arrestin dhe dosjen për Benet Becin, i cili ka shuma të mëdha të ndara me qeveritarët.
Dhe i del ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit dhe Edi Rama së bashku dhe e marrin në mbrojtje se Edi Rama duhet të marrë mandatin me bandat.
Çdo gjë, ne do përgatisim dosje pas dosje dhe këta ta dinë se në mënyrë absolute nuk do ketë asnjë lloj amnistie për akte korruptive, përkundrazi, korrupsioni do shpallet krim i rëndë.
Po, nuk luftohet ndryshe veçse me masa drakoniane.
Këta u bënë të gjithë ndaj paratë e buxhetit. Nëndrejtoresha e merr tenderin, edhe tenderin tjetër e fiton djali.
Vendi është zhytur në një korrupsion të tmerrshëm. Del edhe ajo diplomate e thotë se Linda Rama është zgjedhja jonë. Por ka një kod. Si mund ta thuash këtë? Janë të gjithë këta deputetë që kanë firmosur dhe kthen përgjigje flakë për flakë se zgjedhim ne. Vë dorën në zjarr për Linda Ramën.
Por koha po ndryshon dhe unë në respekt të OKB-së, në respekt të UNDP, u bëj thirrje përsëri të rishqyrtojnë qëndrimin e këtij personi që drejton misionin. Përndryshe ne nuk mund të pranojmë korrupsionin mbi shqiptarët.
Ndaj dhe duhet të marrin fund këto praktika.
Së fundmi, çështje madhore është çështja McGonigal.
Çështja McGonigal mbahet peng nga Altin Lala.
Dhe ta dinë mirë shqiptarët se Dumani është një ushtar i Ymer Lalës me lidhje të vjetra me Ymer Lalën, të cilën e ka ekzoneruar nga vrasja, gjer këtu shkon.
Tani, ky ka marrë përsipër gjoja të hetojë një çështje që është e hetuar gjer në palcë nga drejtësia amerikane.
E hetuar, një çështje e dokumentuar, një çështje në të cilën prokurori amerikan ka urdhëruar dy vite më parë tërheqjen e të gjithë komunikimit dixhital të Edi Ramës dhe ministrave të tij.
Dhe ky kujton se do e mbulojë me Altin Lalën.