14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Berisha: Arben Ahmetaj konfirmon se djegësi i Tiranës është pronë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt

Në një reagim të fortë në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar intervistën e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj si një akt “konfesioni” që ka tronditur shoqërinë shqiptare. Berisha theksoi se Ahmetaj ka dëshmuar publikisht se “djegësi i Tiranës”, një projekt për të cilin janë paguar deri tani 130 milionë euro, është në pronësi të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Berisha e cilësoi këtë si “vjedhjen e shekullit” dhe përmendi se mediat e lidhura me qeverinë po përpiqen të censurojnë intervistën dhe të pengojnë publikuar informacionin. Ai shtoi se Arben Ahmetaj ka konfirmuar edhe se Erion Veliaj ka nënshkruar kontratat nën presionin e Edi Ramës.

Pensionistët sërish në radhë për lëmoshën e Bashkisë së Tiranës
Dhe akoma më shumë, fakton dhe dëshmon akoma më shumë, duke qenë i pranishëm se, Erion Veliaj, dëgjoje ti pëllumbesha, se je mikeshë e tij, se Erion Veliaj ka firmosur nën presionin e tmerrshëm të Edi Ramës, ç’ka shpjegon marrjen peng që i bën Lal Vjedhësi Ramës tani.

I doli dëshmitari Erionit, ka firmosur nën presion të tmerrshëm të Edi Ramës. Po, po.

Arben Ahmetaj u faktoi shqitparëve se Edi Rama bën një jetë të shthurur luksi të tmerrshëm në kurriz të tyre.

Kur denoncoja unë këtu çantat Hermes, Birkin, apo Bottega Veneto, apo louis Vuitton, filluat t’i bënit objekte nëpër mediat sociale.

Kur denoncoja këtu këpucët Loro Piana, Antonio Vietri, tjerët e merrnin për të qeshur, por ja që na del Romano Conti, me 33 mijë euro shishja.

33 mijë euro në zyrën e kryeminsitrisë. Sa janë 33 mijë euro?

Janë mbi 60 pensione. Ja ku na del bileta në ndeshje 28 mijë euro. Detoksi Niko, si të duket detoksi? Shkon 10 mijë euro detoksi në Bolzano.

Çfarë i thua ti zgjedhësve, çfarë u thua ti socialistëve për këtë? Për ëktë duhet të bëhet debati sot, jo kjo është çështja e debatit.

Detoks. Dynden me kokainë, dhe pastaj shkojnë shpenzojnë, e pastaj merr ndërtuesi që paguan detoksin 10 mijë euro javën, të dyve më falni, edhe burrit edhe gruas. Po tjetri, që paguan 17 çartera? Po kompania Air Albania që falimentoi? Falimentoi!

Fiks 20 milionë sa i shpenzoi Edi Rama me Ismailin me 140 fluturime. Po vazoja, 5 milionë euro. E di sa 20 milionë euro? Janë 120 mijë pensione, Niko. Po, po!

U plasi ju për pensionistët. Sigurisht, more zotëri, se në qoftë se mendoje si njeri, i pari duhej të vendosej në rend dite kjo intervistë, i pari duhet të kërkoje që parlamenti të krijonte komision dhe ta dërgoje urgjent në Zvicër për të marrë dëshmitë në betim të Arben Ahmetajt.

Po kopshti privat i AKSHI-t, po grisja e fletëarresteve për kunatin e Lindës dhe atë zonjën e AKSHI-t? Po një Gentian Meçe që i fiton të gjitha tenderat me Armando Frangun?

Po fitimi? Zotëri, thuaju pak socialistëve, si mund të fitojë një kompani, të fusë 77 mijë euro dhe të fitojë 5 milionë, vetëm se është baxhanaku i Edi Ramës? A keni ju ndërgjegje apo jo? A përfaqësoni ju qytetarët që janë në hall e në vuajtje?

A keni ju të sëmurë në shtëpitë tuaja, apo në spitale, të cilët vuajnë tmerrësisht, shesin qimet e kokës për të paguar.

Prandaj e përzenë këtë, e keni vënë re apo jo? E nxjerrin shqiptarët jashtë, e përzënë. Po, sigurisht që e përzënë, se përfaqëson bandat, përfaëson Edi Ramën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...