Ish-kryeministri, Sali Berisha ditën e sotme ka bërë “bilancin” e protestës që organizoi Partia Demokratike më 7 korrik.
Berisha e etiketoi si “nukleare” pjesëmarrjen e qytetarëve që sipas tij kanë dalë në shesh për të “Shpëtuar Shqipërinë”. Gjatë fjalës, Berisha i kërkoi Edi Ramës që të japë dorëheqjen pasi qytetarët do të kthehen sërish në protestë.
“Falenderoj demokratë, anëtarë të shoqërisë civile qytetarë pa parti dhe anëtarë të PS dhe forcave të tjera politike. Për pjesëmarrjen e tyre si misionarë të vërtetë në protestën e 7 korrikut përmasat e saj në frymën e mesazhin tejkalon në këto 30 vite cdo protestë tjetër. Mbrëmënë bulevardin Dëshmorët e Kombit të gjithë ata që erdhën nga cdo skaj të lagje të Tiranës dhe Shqipërisë nuk ishin aty për Sali berishën, ishin të gjithë misionarë, njerëz që donin të mbushnin një mision. Në këtë aspekt forca e një tubimi madhështor të tillë nuk është e jashtëzakonshme por është nukleare. Njerëzore-nukleare. Sot shqiptarëve në këtë udhëkryq të rrezikshëm që gjenden ata dhe vendi i tyre kanë pasur shansin të bëhen misionarë për shpëtimin e Shqipërisë. Aty pra ata ishin dhe i fron misioni për shpëtimin e vendit të tyrte. Nuk del kush në kulmin e vapës së korrikut të protestojë se i thërret një njeri. Ata dolën se i thërriste dheu i tyre për shpëtim. Pra data 7 do të shënohet në memorien e revolucionit si një datë historike ku shqiptarët befasuan kombin dhe botën. Dy gjëra nga ajo protestë duhet tu them: Qytetarët do më thoshte një miku im në ministria e brendshme i thoshin njëri tjetrin “Sa mirë ke bërë që ke dalë”. Pra e ndjenin se po kryenin dicka madhore. Secili është larguar me bindjen që do të kthehet serisht. Misioni nuk u përmbyll. U larguan të qetë dhe paqësor. I dhanë një mesazh Edi Ramës që të japë dorëheqjen nga pushteti. Është kapur në flagrancë me firmën tënde”, u shpreh Berisha.