12.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Berisha deklaratë:”Kriza energjitike nuk ka shkak as motin apo luftën por grabitjen “

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në deklaratë për mediat se kriza energjitike nuk ka shkak as motin apo luftën por grabitjen që i është bërë këtij vendi dhe sipërmarrjeve në 9 vite nga qeveria e Ramës.

Në tryezë me ekspertët, Berisha theksoi se kjo qeveri ka shitur energjinë me 42 euro dhe se rezervat ujore po keqmenaxhohen.

“Rritje absurde e energjisë për konsumatorët. Jo vetëm është ujore por ajo prodhohet me kosto më të ulët se në çdo vend tjetër të kontinentit. Prodhimi i energjisë gjatë vitit 2021 është më i larti në rekord historik 8.9 miliardë kë/ orë.

Pra, duke pasur parasysh këto faktorë dhe nëse analizojmë qëndrimin në menaxhimin e rezervës ujore të kaskadës kostatohet se shkaku kryesor i krizës nuk është moti apo lufta por është absolutisht grabitja në këto sipërmarrje.

Shqipëria, nuk besoj që ka vend tjetër që zbraz digat në kundërshtim të ligjit . Blihet energji me 300 euro në një kohë kur atë ditë për furnizim është blerë me 150 euro, pra kemi të bëjmë me një rritje çmimesh të diktuara nga vjedhja dhe keqmenaxhimi.

Ai që shiti energjinë me 42 euro kur në bursë kuotohej me 130 euro, ndau para me blerësin. Çfarë qëndron tjetër në themel të krizës, qëndrimi i papërgjegjshëm pasi në 9 vite nuk është siguruar një burim i vetëm energjie përvec atyre ujore të kontraktuara më parë, në një kohë kur potencialet i kishte të jashtzakonshme.

Nuk them të mos ndiqte kjo qeveri çuarjen më tej të shfrytëzimit të burimeve ujore por duheshin diversifikuar burimet energjitike. Një vend i cili renditet i dyti apo i treti në Mesdhe dhe Europë për ditët me diell, ka terrenet më të përshtatshme për panele, por në 9 vite nuk është realizuar asgjë”-tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, arrestohen autori dhe bashkëpunëtori

0
39-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr. 6 në Kavajë. Sipas policisë, pas ndërhyrjes...

Horoskopi ditor, e Hënë, 23 Mars 2026

0
♈ Dashi Je në qendër të vëmendjes. Energjia është e lartë, por duhet të kontrollosh impulsivitetin, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Ndjen nevojë për qetësi dhe stabilitet....

Parashikimi I motit, e Hënë, 23 Mars 2026

0
Më 23 mars 2026, moti në Shqipëri paraqitet tipik pranveror, me ndryshime të lehta nga një zonë në tjetrën, por përgjithësisht i qëndrueshëm dhe...

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...