Sali Berisha ka denoncuar dhe një herë, atë që sipas tij është bërë me digat. Ai akuzon qeverinë se i përdorin digat për qëllime personale. Sakaq, skema e kësaj veprimtarie është që zbrazen digat në verë, iu shitet ata që kreu i PD-së i cilëson si sekserë të qeveritarëve dhe më pas këta sekserë e shesin në bursë me një çmim disa herë më të lartë, për t’i ndarë ato para që fitojnë me këta zyrtarë që firmosin, sqaron Berisha. Aq më tepër një problem për kryedemokratin është dhe Ballkani i Hapur, nëpërmjet të cilit thotë Berisha, është duke u futur qumësht pluhur nga Serbia për t’u çuar më pas në fabrikat e djathit dhe sjellin kështu falimentimin e fermerëve shqiptarë.
Berisha: Në verë je i detyruar të ruash nivelin më të lartë të digave, nëse i zbraz, në vjeshtë do e blesh me çmim 3 herë më të lartë. Këto i zbrazin në verë, jau shesin sekserëve të tyre privat, ata e shesin në bursë me 180 euro dhe restin e ndajnë me ministrat. Këta rrijnë si hije dhe e bazojnë fushatën në mashtrim dhe blerje votash. Çdo votë e shitur është për monizmin për varfërimin tënd, largimin e shqiptarëve. Shqipëria duhet të jetë vendi i vullnetit të lirë. Ju bëj thirrje shqiptarëve të ngrihen më 14 maj, sepse janë sot i vetmi komb që përjetojnë një gjenocid nga qeveria e tyre. Bazuar në konventën e OKB-së neni 3 ky është një gjenocid, brkatis totalisht fermerët në një kohë kur Kosova paguan për çdo prodhim. Në një kohë kur rajoni subvencionon fermerët 6 herë më shumë se Shqipëria. Paratë i vjedhin zyrtarët dhe qeveritarët. Ballkani i Hapur, fut qumështin pluhur serb, furnizo fabrikat me qumësht pluhur dhe shqiptarët falimentojnë fermat. Kudo një falimentim, një mik i imi tregonte, kishte një baçe model, ika tha i preva dhe ika, dilja me humbje. Të votojmë ndryshimin. Qeveria pas këtyre zgjedhjeve do jetë orteku që do përmbysë regjimin e Edi Ramës. Këta kanë frikë dhe tmer nga qytetarët. I urrejnë ata. Thirrja ime është të bashkohemi më 14 maj, të votojmë ndryshimin. Edi Rama me një projekt të Enver Hoxhës do të zhdukë Dibrën, historia kurrë nuk do e falë, të varrosen 32 fshatra. Këto 8 ditë ti bëjmë ditë të një beteje për fitoren tonë. Në lojë është ekzistenca jonë.