10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Berisha e Meta të eliminuar politikisht!Balla për ndryshimet ligjore, që prekin çështjen e fundit me Autoritetin e Dosjeve

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, në një deklaratë për mediat ka sqaruar propozimet për ndryshimet ligjore, që prekin çështjen e fundit me Autoritetin e Dosjeve. Balla tha se nismat janë depozituar me qëllim heqjen e pengesave për shqyrtimin e pastërtisë së figurës të personave të cilët kanë mbajtur deri tani poste shumë të larta, duke mos përmendur emra.

‘Një përmbledhje të të gjithë nismave, janë një paketë. Në fund të korrikut është depozituar një nismë nga grupi i PS për dy ndryshime në dy ligje, njëri për Autoritetin e Dosjes dhe një në lidhje me ligjin për zgjedhjet. Janë nisma që bazohen në propozimin e ardhur për të hequr çdo pengesë dhe për të hedhur dritë mbi personat që zgjidhen apo emërohen.

Për të hedhur dritë mbi pastërtinë e figurave, nisur nga rasti i evidentuar tashmë për një politikan të nivelit të lartë që ka mbajtur pozicione shumë të rëndësishme në Shqipëri dhe që mbi këtë politikan kanë rezultuar dokumente të reja shtesë e ekzistojnë disa pengesa nga ligji aktual për vijimin e shqyrtimit.

Është depozituar një nismë për ndryshimin e dy ligjeve. Dy nismat që janë depozituar janë nisma që burojnë nga propozimi i Autoritetit. Drafti që ju keni bërë publik është një draft jo i plotë.

Po u flisja për nevojën që në këtë kontekst të përfshihen edhe funksionarët që janë në jetën politike të vendit. Në këtë kontekst duhet të keni edhe pak durim. Një nga çështjet më të rëndësishme do jetë amnistia fiskale’- u shpreh Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...