8.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Berisha i bëri thirrje Sekretarit amerikan të Shtetit të dorëzojë në gjykatën Koreksionale të Parisit, provat që ka kundra tij dhe familjarëvëe të tij

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat deklaroi se ka depozituar në gjykatën franceze një padi kundër deklaratave të sekretarit amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ku deputeti demokrat dhe familja e tij u shpallën non-grata.

Berisha i bëri thirrje Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, që të dorëzojë në gjykatën Koreksionale të Parisit, ku është paditur javën e kaluar për shpifje nga avokati i ish-liderit historik të PD, provat që ka kundra tij dhe familjarëvëe të tij.

“Së pari, ju falënderoj që jeni të pranishëm në këtë konferencë, që e kam thirrur për t’ju njoftuar se avokati im, ka dorëzuar padinë time për shpifje në gjykatën Koreksionale të Parisit.

Siç ju kam njoftuar më parë se pas vendimit të sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për të më shpallur non-grata mua, bashkëshorten dhe dy fëmijët, bazuar tek hakmarrja e Edi Ramës, dhe mikut të tij George Soros, autorizova avokatin që të ngrejë padinë për shpifje. Javën që kaloi avokati dorëzoi këtë padi pranë kësaj gjykate dhe ju do të merrni dëshminë e dorëzimit.

Sipas avokatit tim kjo padi në gjykatë në shpifje bazohet në precedentët e mëparshëm të ngjarjes, në parimin universal’ imuniteti; nuk mund të përdoret si mburojë. Padia ime bazohet; ‘shpifja në internet dënohet kudo, ku del lajmi, ku ndodh dëmi’. Gjithçka varet nga interpretimi i gjykatësit që do të gjykojë çështjen.

I bëj thirrje sekretari të SHBA-ve që në emër të transparencës të dërgojë dokumentin dhe provën që ai apo çdo kush tjetër në botë disponon kundër Sali Berishës.”, tha Berisha.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...