14.5 C
Tiranë
Monday, April 14, 2025
spot_img

Berisha i përgjigjet Ramës nga Baldushku: “Le të merret me bretkosa e zhaba, shqiptarët duan ndryshim”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama, i cili e kishte krahasuar atë me “bufin e kënetës”. Gjatë një takimi me banorët e Baldushkut, Berisha u shpreh se kryeministri po përpiqet të largojë vëmendjen e qytetarëve nga vjedhjet e qeverisë me deklarata dhe krahasime të tilla.

Ta lëmë atë të merret me bretkosa e zhaba, pasi ai mendon se kështu bëhet interesante dhe mendon se i bën njerëzit të harrojnë se çfarë detyrimi ka qeveria ndaj tyre, çfarë vjedhje kanë bërë. Ai e ka qëllim këtë. Nuk takon më asnjë gazetar, i shpik ata dhe u përgjigjet, si e si të largojë interesin tuaj”, tha Berisha.

Kryedemokrati i bëri thirrje qytetarëve të votojnë masivisht më 11 maj, duke theksuar se numri 1 është simboli i ndryshimit. “Kam besim se më 11 maj do të votoni 1-shin. 1-shi është pothuajse hyjnor, duke votuar 1 votoni për ndryshimin dhe për veten tuaj”, theksoi ai.

Në fjalën e tij, Berisha preku edhe temën e shërbimeve publike, duke kritikuar platformën e-Albania, të cilën e cilësoi si “telefon i prishur që nuk jep asnjë shërbim”. Ai premtoi rikthimin e zyrave fizike të informacionit për qytetarët.

Sot kanë hequr qindra punonjës që kanë qenë në zyra për të informuar qytetarët, gjoja me e-Albania. Ajo është bërë si telefon që nuk bie kurrë. Kliko sa të duash, por të plas shpirtin dhe nuk të jep shërbimin”, deklaroi Berisha. Ai theksoi se qeveria e ardhshme do të modernizojë platformën digjitale, por gjithashtu do të rivendosë zyrat e pritjes dhe informacionit, për të garantuar komunikim direkt me qytetarët.

Berisha përmbylli fjalën e tij me një mesazh të qartë për votuesit: “Vetëm me ndryshim real, Shqipëria mund të kthehet te qytetari dhe t’i japë fund shkëputjes nga njerëzit.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet Daut Laze, i arratisur nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë

0
  Shtetasi Daut Laze, 49 vjeç, është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Astir, Tiranë, pas një periudhe të shkurtër kërkimi....

Egli dhe Gjesti kurorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë në shtëpinë e BB...

0
  Mbrëmjen e sotme, Egli dhe Gjesti bëjnë hapin e madh në Big Brother VIP Albania, duke u martuar brenda shtëpisë më të famshme të...

Inati i Jozit ndaj Gjestit vazhdon jashtë Big Brother VIP Albania

0
  Pas incidentit fizik dhe deklaratës së dhënë në komisariat, Jozi duket se nuk ka lënë pas tensionet me Gjestin, të cilat vazhdojnë të ndihen...

Meta nis trajnim të Inteligjencës Artificiale me të dhëna publike të përdoruesve në BE

0
  Meta ka filluar përdorimin e përmbajtjeve publike të postuara nga përdorues të rritur në Facebook, Instagram, dhe platformat e tjera për të trajnuar modelet...

Sean “Diddy” Combs i akuzuar për trafikim seksual dhe shantazh, videot e sekuestruara mund...

0
  Këngëtari dhe producenti i njohur Sean "Diddy" Combs po përballet me zhvillime të reja ligjore, pasi prokuroria ka kërkuar që videot e sekuestruara gjatë...