25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Berisha ironizion qeverinë për shpenzimet e luksit: “Vetëm më udhëtimet e Edi Ramës mund të ndërtoheshin të paktën 21 banesa”

Ish-kryeministri Sali Berisha ironizoi qeverinë për shpenzimet e luksit. Ai u shpreh se me biftekun e ministreve te restoranti Nusret do të mbuloheshin shpenzimet për ushqime për një muaj për një familje në vend.

Ai vijoi duke thënë se me paratë e udhëtimeve të kryeministrit Edi Rama do të ndërtoheshin 21 shtëpi për familjet e pastreha.

“Tre ditë më parë isha mik në një familje në Mallkuç të Bubqit, familjen Jaku. Unë aty u largova me një pikëllim të jashtëzakonshëm por edhe me një krenari të veçantë. U largova i dëshpëruar, por u largova dhe i frymëzuar. Martin Jaku me motrën, vëllain, të shoqen, të gjithë fëmijët, prej 4 vitesh jetonin në çadër dhe në kasolle.

Vetëm bifteku i ministreve kushton sa ushqimet e një muaji për atë familje. Vetëm më udhëtimet e Edi Ramës mund të ndërtoheshin të paktën 21 banesa.

Ju them të vërtetën, në qoftë se hiqje energjinë elektrike, aty ishe 5 shekuj mbrapa. Ua kishte mbyllur dhe shkollën Edi Rama, dhe qendrën shëndetësore. Po ata ishin frymëzues, njerëz fisnikë si ata nuk gjen kollaj. ne këtu do rrimë, ai do të na përzërë, nga ky fshat, nga kjo kodër ky kemi gjyshërit e stërgjyshërit, por nuk do largohemi. Mendoja instilacionin e Edi Ramës 4 mln euro, me të cilin ndërtoheshin 40 shtëpi si ajo që i duhej Martinit. Mendoja ministren që bën 15 mijë euro rrugën me helikopter taksi, me të cilën do ishin ndërtuar 3 shtëpi si ajo e Martinit.

Mendoja ministrat që ulen te Nusreti dhe porosisin biftekun 1 mijë euro. Vetëm bifteku i atyre kushton sa ushqimi i 5 muajve i një familjeje që merr 400 euro në muaj. Mendoja se vetëm me udhëtimet e Edi Ramës, me aeroplan në dispozicion mund të ndërtoheshin të paktën 21 banesa si ajo që i duhej Martinit. Po çfarë pashë tjetër aty. Gjëra që nuk i imagjinonte mendja. Takova aty Katrina Jakun, infermiere, motrën e Martinit. Nuk ka qeli në botë, qeli burgu, nuk ka kund, s’mund të gjesh, një vendbanimi siç ishte çadra e saj. Megjithatë dilte çdo ditë në punë si infermiere.

Kunata e saj kishte vuajtur 40 ditë nga covid-i. Ministresha bashkë me…Më tha Martini Edi Rama burrë nuk është tha, se për vete u ndry 3 javë në Surrel dhe nuk dilte nga shtëpia, kurse ne na linte në mëshirë të tij, vuanim këtu. Çfarë kontraste të tmerrshme që keni krijuar ju. Më tutje është Kisha e Kepit të Rodonit. Ua kishin çuar Kalldrëmin se e keni bërë pa leje, kur në kullat e Tiranës ndan katet me oligarkët”.

Berisha ironizoi kryeministrin Edi Rama për të dhënat e nxjerra në shesh nga patronazhistët duke i kërkuar atij të zbatojë të njëjtën masë që ka paralajmëruar për sulmin e Iranit.

Çfarë patët me kishat dhe xhamitë. Janë me dhjetëra kisha dhe xhami që ia keni bërë energjinë me aq lekë. Thotë që do i kërkojë NATO-s që të heqë artikullin e pestë të NATO-s. Ta kërkojë njëherë për të dhënat që nxorën patronazhistët. Kush i nxori ato të dhëna? Irani i nxori?”, deklaroi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT