17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Berisha: “Ju garantoj që është rrugë e suksesshme dhe fitimtare, dëshmuam se jemi opozitë e vërtetë e këtij vendi”

Ish-kryeministri Sali Berisha në përfundim të protestës deklaroi për mediat se sot u tregua se kush është opozita e vërtetë.

Gjatë fjalës së tij ish-kryeministri më tej u shpreh se revolucioni është i pandalshëm dhe se synon rikthimin e pluralizmit në vend

‘Në rast se nuk arritën maksimumin ne dëshmuam organizmin tonë, vendosmërinë. Dëshmuam para mbarë shqiptarëve dhe botës se armiku më i egër pas Enver Hoxhës është Edvin Rama dhe pengu i tij Lulzim Basha. Ju e patë se si shpalosi Rama skenarin e tij kundër pluralizmit në Shqipëri dhe PD. Sot gjithçka ishte e qartë, por kjo betejë tregon për ne njerëzit e lirë se rruga që kemi për të bërë nuk është e lehtë dhe se ajo kalon përmes sakrificave dhe vendosmërisë.

Ju garantoj që është rrugë e suksesshme dhe fitimtare. Sot dëshmuam se jemi opozitë e vërtetë e këtij vendi. prej kohësh kam deklaruar se ky është revolucion i pandalshëm , ky ndalet vetëm me përmbysjen e narkoshtetit. Revolucioni synon rikthimin në pushtet nëpërmjet votës së lirë të PD. Në  3 muaj kohë ne rikthyem votën e lirë. Kurrë nuk mund të mbajë të mbyllur në bunker Edi Rama.

Të shpërndahemi me betimin për t’u kthyer sa më parë në një betejë tjetër më të fuqishme se kjo’, tha Berisha

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...