8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Berisha: “Ka vendosur sistemin e patronazhistëve, siç veprohej në diktaturë, vepruan si terroristë”

Në një takim me qytetarë të Ersekës, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se patronazhistët kanë vepruar si terroristë.

Ai ka treguar një histori të një prej deputetëve të kësaj partie,. Berisha tha se patronazhistët kishin detyruar motrat e deputetit të mos votonin për të sepse patronazhistët i filmonin dhe i kishin kërcënuar me heqje nga puna.

“Rama e ka shndërruar administratën në një serë të ngrohtë hajdutësh. Ju  kanë përzënë nga administrata dhe u zëvendësuat nga patronazhistë. Por duke qenë se ai vjedh, vjedhin edhe të tjerët, 420 mln me firmën e tij për aferën e djegësave.

Ky është armik i lirisë ka shkelmuar botën. Ka vendosur sistemin e patronazhistëve, siç veprohej në diktaturë. Patronazhistët vepruan si terroristë. i shkuan motrat deputetit të PD duke qarë dhe i thanë sot nuk të votojmë dot se i kishin shkuar patronazhistët i kishin thënë ju kemi vënë kamerat dhe nëse e votoni ne ju regjistrojmë dhe nesër të dyja do ikni nga puna.

Ç’tu japim fëmijëve? Ai që ishte në krye të PD kishë shumë defekte por gjëja më e rëndë që bëri ishte që në 27 prill nuk nxorri demokratët në rrugë. nëse do të bëjmë garë bëjmë. Ne duam të vijmë në pushtet me votë të lirë, jo me makineri shtetërore kundër ligjit ta bësh elektorale. Këtë nuk ta fal. Krahas vendimit tonë për kryengritje paqësore për të larguar këtë qeveri nga pushteti garantojmë se mbetemi të betuar për tu garantuar votën e lirë, garantoj PS që ky u hoqi votën me një vendim, do tu kthejmë edhe atyre votën me një ligj ku çdo parti do të detyrohet të votojë të zgjedhurit e saj.

 

 

Emërimet, eksperienca të mëson. deri tani kryetarët e degëve i keni zgjedhur vetë pa asnjë ndërhyrje nga kryetari i PD apo kryesia. Të njejtën do të nisim me primaret e kryetarëve të bashkive e këshilltarëve. Do i zgjidhni ju sepse vetëm kështu do jenë përgjegjës para jush dhe do kujtohen që çdo shkelje do ta paguajnë nesër me votë. I kemi dhënë fund kryetarokracisë. Kjo vetëm do të konsolidohet. Së fundmi, pas një viti jemi në këmbë, opozita është në këmbë dhe kjo është arritje. Opozita është e vërtetë, ka shtrirë bashkëpunimin me grupe të shumta të shoqërisë civile që mbrojnë kauza të drejta, por duhet të bëhemi shumicë masive, që tani nuk jemi. Secili ta ndjejë vetëm misionar që ë ulet e të dialogojë me ço njeri që nuk beson tek alternativa jonë, që mendon ndryshe nga ne. Ju tregoj një të vërtetë, 7 korrik në protestën masive, mijëra qytetarë nuk ishin mbështetës të PD apo Berishë. Ishin aty për kauzën e drejtë”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...