Ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale lidhur me organizimin e protestës së 10 shkurtit, duke bërë të qartë se nuk do të ketë protesta paralele në qytete të tjera.
Sipas Berishës, fokusimi vetëm në Tiranë është i nevojshëm, pasi “pushtetarët nuk pyesin për Shqipërinë tjetër, por u intereson Tirana dhe karriget e tyre”. Ai kujtoi shembullin e Ramiz Aliajt, duke theksuar se qeverisja gjithmonë ka përparësi kryeqytetin:
“Më kujtohet si sot, kur Ramiz Aliaj thoshte se Kavajën nuk e qeverisim ne, por ai gjithnjë kishte hallin e Tiranës. Ndaj dhe ne duhet t’ua bëjmë ferr kësaj organizate kriminale, Tiranën. Kjo është arsyeja pse ne përqendrohemi tërësisht në Tiranë”, u shpreh lideri opozitar.






