21.5 C
Tiranë
Monday, August 18, 2025
spot_img

Berisha kritikon fushatën e Ramës: “Feministe në aparencë, mizogeniste në thelb”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar fushatën e kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur atë “feministe në aparencë, por mizogeniste në thelb.” Gjatë një konference ndërkombëtare për gratë, “Global She”, me pjesëmarrjen edhe të forumit të gruas të CDI, Berisha shprehu shqetësimin se Rama përdor një fjalor të papërshtatshëm për të paraqitur çështjet e grave.

Ai theksoi se fjalët kyçe të fushatës së kryeministrit, si “çyryk”, “autik”, “kënetë”, dhe “buf”, janë banale dhe nuk pasqyrojnë realitetin, duke e cilësuar këtë si një formë të mizoginisë që ka rrënjët në doktrinën e Frojdit, të cilën e quajti një nga doktrinat më reaksionare të shekullit.

Berisha gjithashtu tha se fushata e Ramës paraqitet si mbështetje për gratë, por në fakt, ajo është një fushatë që e minimizon dhe e përçmon rolin e gruas, duke përdorur takimet e detyruara me nëpunës dhe banalitete për të manipuluar perceptimin publik.

Sali Berisha: Unë u garantoj ju se në programin tonë ne do bëjmë gjithçka, ne do bëjmë përpjekje serioze për suksesin tuaj në biznese. Për suksesin tuaj në jetën akademike. E gjitha kjo në mënyrë që ju të shpalosni aftësitë e mëdha që keni në dobi të familjeve tuaja, në dobi të shoqërisë shqiptare.

Nuk ka potencial më të madh, karriera e gruas është një potencial i madh për shoqërinë. Kjo është e vërteta. Ndaj dhe ne zotohemi që, përveç përfshirjes në të gjitha instancat e qeverisjes, të krijojmë linja të veçanta krediti për bizneset tuaja, për problematikat që keni. Nuk premtoj gjë për shkollimin se shkollimin e merrni vetë ju, se ua kaloni, e thashë edhe njëherë, ju në shkollim jeni më të mirat. Kjo është e vërtetë.

Jo vetëm në shkollim, testi i Flinit, i cili gjer para të themi 15 vitesh dilte gjithnjë me diferencë nga burrat, tani është përmbysur sepse është barazuar shkollimi. Dhe tani në testin e inteligjencës, gratë në fakt dalin më mirë se burrat. Tani çfarë ndodh në krahun tjetër këto ditë? Këto ditë ju shihni një fushatë në aparencë feministe, në thelb mizogeniste. Sepse ai paraqitet në audiencën e nëpunësve që i merr me detyrim në takime, paraqitet me banalitete.

Merrni tani gjithë fjalorin e tij, fjalët kyçe të tij, cilat ishin në këtë fushatë: çyryk, autik, kënetë, buf dhe natyrisht ajo që është ndarë, ajo është heroinë sipas tyre, çka nuk janë realitete këto. Pra ky është fjalori i tij në pamje, por në thelb është mizogenik dhe i ka rrënjët në doktrinën e Frojdit, e cila u faktua doktrina më reaksionare e shekullit dhe kohërave. E përmbysën atë në raport me qëndrimet e tij ndaj grave. Unë ju siguroj, llogaris shumë në mbështetjen tuaj në këtë fitore. Edhe dy javë na ndajnë dhe siç përmbysëm një diktaturë 32 vite më parë, të përmbysim edhe këtë diktaturë tani me votën e lirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Vlorë, makina humb kontrollin përfundon në rrethimin e vilës qeveritare në Ujë...

0
Një aksident i pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Vlorës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur në rrethimin...

“Gjerë sot nuk kam lexuar një fakt të vetëm” – Sali Berisha viziton Istogun...

0
Istog – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një vizitë private në Istog të Kosovës, ku mori pjesë në disa aktivitete lokale dhe...

Air Canada pezullon fluturimet për shkak të grevës së asistentëve të fluturimit

0
Toronto – Air Canada njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve të saj pas fillimit të grevës nga stafi i asistentëve të fluturimit, duke prekur...

Dhimbja kronike dhe shpresa e re nga neuroshkencëtarët

0
Dhimbja e zakonshme largohet me shërim, por dhimbja neuropatike nuk zhduket kurrë. Edhe një prekje e lehtë mund të ndihet si zjarr, duke ndryshuar...

Shpat Kasapi mohon përleshjen në dasmë: “Thjesht një debat i vogël, askush nuk më...

0
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë për emisionin “Weekend”...