11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Berisha kujton shembjen e ‘Prestige Resort’ në protestën e 6 dhjetorit: “Alergjia ndaj fjalës së lirë është trashëgimi biologjike e Ramës”

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në protestën e 6 dhjetorit, u ka kujtuar udhëheqësve të BE dhe sulmin e paligjshëm të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ndaj Prestige Resort, shembur me tritol dy ditë më parë.

Berisha tha se Rama është i padenjë për të qendruar në samitin me BE, pasi ka “sulmuar brutalisht media e ka lincuar gazetare më fjalorë ordineri”.

“Ndaj le të zotohemi sot ne se pa votën e lirë nuk ka e nuk do ketë stabilitet në Shqipëri. Ju ftoj ju të brohorasim poshtë stabilokracia mbi votën e vjedhur, rroftë demokracia dhe vota e lirë.

Në përpkjet e Ramës për të mposhtur lirinë e mendimit ka shënuar disa rekorde.

Ai ka sulmuar brutalisht media e ka lincuar gazetare më fjalorë ordineri. Ka mbyllur me dhunë tv, vetëm dy ditë më parë ai hodhi në erë me tritol resortin turistik të pronarit të një grupi mediatik vetëm se ai nuk pranoi kontrollin qeveritar të mediave të tij.

Unë u them dhëheqësve politik të Evropë se është absolutisht i padenjë të qendrojë sot në atë samit.

Përvec këtyre, rikujtoj se alergjia ndaj fjalës së lirë e mendimit ndryshe është trashëgimi biologjike e Ramës.

Babai i tij firmosi si xhelat në 1988 varjen në litar të poetit Havzi Nela për vargjet e tij. Edi Rama kurrë nuk kërkoi falje për aktin prej xhelati të babait të tij”, u shpreh Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...