Ish-kryeministri Berisha në një takim me mbështetësit e tyre në Vaun e Dejës deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha mbështetet jo vetëm nga kryeministri Rama, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Le të shtrojmë pyetjen, kë po mbështesin ata duke mbështetur Bashën. Është peng i tyre, është marrë peng me dosjen Nik Muzin’, tha ai. Por kjo sipas Berishës është një lojë e rrezikshme që luhet me pluralizmin në vendin tonë.
Sipas tij, Basha firmosi me nxitjen e amerikanëve përjashtimin e tij nga politika.
“Kallp opozitën apo peng Bashën nuk e mbështet vetëm Edi Rama, por fatkeqësisht e mbështesin edhe përfaqësues të vendit të madh të lirisë dhe kjo mbështetje është një lojë e rrezikshme me pluralizmit në Shqipëri. Le të shtrojmë pyetjen, kë po mbështesin ata duke mbështetur Bashën. Është peng i tyre, është marrë peng me dosjen Nik Muzin. Lulzim Basha është i hetuar për larje parash në Shtetet e Bashkuara dhe në Tiranë. Dhe ai firmosi që për të mos shkuar në burg për krimin që kishte kryer, ‘po largoj Sali Berishën’ nga politika. Kjo është e vërteta, por le ta lëmë këtë.
Sot, organizatat kriminale marrin vendime në parlament, në qeveri, vendosin në rrugë, port, e vendosin kudo. Të gjitha këto kanë bërë që Shqipëria e cila me mundim të madh ia doli të ngjitej e të kishte rrogën mesatare më të lartë në rajon e të zbresë sot me rrogën mesatare më të ulët në rajon. Kjo ndodh sepse paratë vidhen nga qeveritarët. Në 8 vite s’kemi bërë asnjë hap përpara Bashkimit Evropian. Edi Rama me një urrejtje ndaj demokracisë arriti të marrë peng Lulzim Bravën. Arriti ta marrë peng me afera korruptive”, tha Berisha.