8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Berisha me Këshillin Kombëtar: PD duhet të kthehet në forcën e fitores

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje anëtarëve të partisë që të kalojnë nga “forca e qëndresës” në një “forcë politike të fitores”. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha theksoi se koha është e përshtatshme për të forcuar pozitat dhe për të synuar fitore në zgjedhjet e ardhshme, duke përmendur se tani ndërkombëtarët e dinë që “Rama nuk bën zgjedhje”.

Ai i drejtoi fjalën anëtarëve të Këshillit Kombëtar, duke vlerësuar angazhimin e tyre të palëkundur gjatë periudhës të vështira dhe duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave themelore të konservatorizmit. “Ne e bëmë këtë detyrë në kushtet më të papërshkrueshme, duke mbrojtur vlerat e familjes, dinjitetin njerëzor dhe interesin kombëtar,” theksoi Berisha, i cili shtoi se për të arritur sukses, PD duhet të kalojë nga një rol mbrojtës në një rol fitues në politikën shqiptare.

Të nderuar anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar, Të nderuar drejtues të PD në këtë panel, të dashur demokrate e demokratë, mbështetës të PD kudo që jeni. Kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar mblidhet në një moment kthese të madhe, të drejtuesve, anëtarëve, mbështetësve të PD të cilët u dëshmuan në këto kohëra të vështira, mbrojtës të palëkundur të atyre vlerave dhe parimeve që njerëzit e lirë mbrojnë në të gjithë botën, dhe ne e bëmë këtë detyrë.
Ne e bëmë këtë detyrë në kushtet më të papërshkrueshme, sepse të mbrosh, qëndrosh për vlerat themelore të konservatorëve, të qëndrosh për familjen, vlerat e saj, dinjitetin njerëzor, interesin kombëtar, kryen një mision, kryen një detyrë. Kur qëndron dhe në vetmi të madhe, e kryen dy herë më shumë këtë detyrë. Ndaj dhe sot ne mblidhemi në një moment kthese, në një moment kur ne duhet të kalojmë, nga forcë të qëndresës, në forcë politike të fitores.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...