8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Berisha me kryesinë: Propagandë nga studio në studio e tellallëve të ish-Sigurimit

Ish-kryeministri Sali Berisha lëshoi akuza të forta ndaj Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij gjykatësit janë shndërruar në garant të monizmit të instaluar në vend nga Edi Rama, kur duhet të ishin garant të rendit kushtetues.

GJK hodhi poshtë dje kërkesën e deputetëve të opozitës, që përbënin 1/5 e deputetëve të parlamentit, në lidhje me rrëzimin e kërkesës që erdhi në Kuvend nga SPAK për të arrestuar Berishën. Për kreun e Rithemelimit, kjo përën një shkelje të rëndë të parimeve të së drejtës kushtetuese.

“Gjykata mashtron. Nxjerr entitet atë që nuk është entitet. Gjykatësit mashtrojnë në mënyrë të paimagjinueshme. Për ata që kanë të qarta parimet më bazë të lirive, 1/5 përfaqëson të drejtën e pakicës. Nuk i takon kryetares së parlamentit, i takon 1/5. Këtij përcaktimi gjykatësit i vunë fantazinë e tyre të sëmura militante dhe të turpshme. Po në këtë rrjedhë duke shpërfytyruar veten e tyre, thonë se 1/.5 e deputetëve nuk legjitimohet sepse kjo kërkesë duhet të jetë e parlamentit dhe jo e deputetëve. Për këta deputetë që kushtetuta ia njeh të drejtën në Gjykatë dhe ia respekton kërkesën. Nëse Gjykata përcakton 1/5 e deputetëve si entitet, në emër të shtetit ka të hapur dyert e gjykatës për të paraqitur çdo lloj problemi. Ka përcaktime kur Gjykata përcaktohet si garant i kushtetuës. Por është garant i monizmit, e përqëndruar në duart e një njeriu”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha hodhi akuza edhe në lidhje me propagandën që bëhet nëpër studio televizve, prej atyre që ai i quan ‘tellallë të ish-sigurimit të shtetit’.

Ne jemi të vetëdijshëm, betejën e shpallëm pas përfundimit të dokumentimit të plotë të shkatërrimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Dhe ishte e domosdoshme. Premtimi ynë ndaj shqiptarëve është që të mos i mashtrojmë por të votojnë të lirë. Diktatura ka krijuar një propagandë të stërfuqishme. Janë zgjuar tellalë të sigurimit të shtetit që kalojnë nga një studoi në një tjetër në mbrojtje të akteve diktatoriale, lëpirës mjeranë që plaçkisin shqiptarët çdo ditë përmes firmës së Ramës dhe ministrave. E gjithë kjo propagandë nuk është e pakapërcyeshme dhe kërkon çdo mjet që kemi në dorë dhe këto janë rrjetet sociale. Ato duhet të jenë ekranet tona televizive, debatet tona”, u shpreh Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...