17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Berisha merr fjalen në Kuvend,ndërpritet nga nënkryetarja eKuvendit Felaj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën në Kuvend, ku ka folur për protestën e banorëve të 5 Majit.

Berisha tha se në këtë zonë është duke u bërë një vjedhje e madhe, nga oligarkë të lidhur qoftë me Ramën, qoftë me Bashën.

Në këto momente ndërhyu nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, e cila i ndërpreu fjalën Berishës, që sipas saj nuk ishte duke folur për çështje proceduriale.

Berisha: Ju i keni ofruar atyre gënjeshtrën dhe mashtrimin, ajo që ju keni dhënë ju banorëve vetëm një vetëdeklarim, i cili është i nevojshëm, por ka zero vlerë në rast se nuk ka një marrëveshje mes palëve, me firmat e tyre.

Qeveria sillet ndaj tyre si qeveri pushtuese, duke dhunuar një sërë ligjesh, Dua të sqaroj dhe njëherë qytetarët shqiptarë. Qeveria do të vjedhë në mënyrë të pangopur, nga 7 katëshe, ndërtesat do të bëhen 35 katëshe, nuk ngopen së vjedhuri. Ky është një akt ku oligarkët e Meduzës, dhe të Lulzim Bashës kanë bashkuar vjedhjen.

Ky parlament duhet të shkrihet, nëse nuk interesohet për qytetarët.

Felaj: Kjo nuk është një çështje për procedurë, nuk dëgjova asnjë kërkesë për procedurë, fjala është për zotin Sulaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...