13.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

Berisha mobilizon krerët e degëve të PD në Tiranë: Kjo është betejë për jetë a vdekje

Sali Berisha: Për herë të parë prej vitesh, në shesh doli opozita e protestë. Nëse më pyesni mua se çfarë ishte më e rëndësishmja ishte opozita e vërtetë. Kjo përbën një ogur të madh të bardhë për Shqipërinë dhe për shpëtimin e saj. Përpjekje më anti-demokratike më primitive më të turpshme u bënë që të vendosin në kontroll të paligjshëm opozitën shqiptare. Që ta mbanin si një vegël të qeverisë, të një njeriu i cili është armik i egër i lirisë dhe votës së shqiptarëve. Të një njeriu i cili pasi rrëmbeu dhe shkelmoi vullnetet e shqiptarëve, vendosi të fshijë pluralizmin politik nga harta politike e vendit. I them këto në mënyrë që ju të qartësoni çdo demokrat se çfarë rreziku ekzistencial përbën Edi Rama për liritë e qytetarëve dhe çfarë prove e madhe na pret ne.

A do vazhdojmë ne ti lejojmë këtij zotërie të ecë në këtë mënyrë të shkelmojë mbi ato arritje me aq sakrifica të shqiptarëve në këto vite? Ka një vit që bën lojën e turpshme primitive me pseudo-opozitë. Në këtë kontekst kjo është betejë për jetë a vdekje e demokracisë shqiptare e cila sot të vetmen gjë që ka është arritja e 7 korrikut, opozitën e vërtetë në sheshbetejë. Të gjitha këto kanë ndodhur para syve të shqiptarëve dhe të gjithë botës. E them këtë para jush me lutjen që ta ndërgjegjësojmë veten dhe qytetarët se shpëtimi vjen vetëm nga PD dhe shoqëria civile dhe forca të tjera politike opozitare. Ne duhet të vendosim për të marrë në dorë fatin tonë.

Ne sot kemi një qeveri e cila në mënyrë absolute nga mëngjesi në darkë nuk ka agjendë tjetër veçse vjedhjen e qytetarëve. Çdo ditë dalin milionat e parave të vjedhura të fshehura diku tek një bari në Athinë, diku në varrezat e Shkodrës, tek qytetarë të ndryshëm të gjallë dhe të vdekur që nuk kanë asnjë lloj lidhje me paratë që kanë fshehur tek ata.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT