12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Berisha: Navalny denoncoi vjedhjet e Putinit, siç denoncojmë ne vjedhjet e Ramës

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, i drejtuar para mbështësve të tij, ka krahasuar denoncimin e Aleksei Navalnyt për vjedhjet e Putinit me kritikën e tij ndaj korrupsionit në qeverinë shqiptare.

Duke e cilësuar Navalny si hero për lirinë dhe antikorrupsionin, Berisha theksoi paralelet midis rasteve të korrupsionit në Rusi dhe Shqipëri.

Ai vuri në dukje rrezikun që korrupsioni paraqet për shoqërinë dhe u angazhua për të qëndruar kundër kësaj dukurie në të gjitha nivelet.

Miqtë e mi, bota u trondit dhe mbrëmë e nderuam me një minutë heshtje luftëtarin e madh të lirisë, heroin e antikorrupsionit, Aleksei Navalnin. Çfarë tregon, cila është e vërteta? E vërteta është se heroi i fjalës së lirë, i dinjitetit njerëzor, u burgos dhe vdiq sepse denoncoi sarajet e carit të Rusisë, barbarit Vladimir Putinit. Siç denoncojmë ne sarajet e kriminelit të Surrelit, Edi Rama.

Aleksei Navalni denoncoi vjedhjet e Putinit, vajzave dhe familjarëve të tij, siç denoncojmë ne vjedhjet e Edi Ramës, të thjeshtrës, të vëllait të tij, të baxhanakut të tij, të bashkëshortes së tij.
Miqtë e mi, Aleksei Navalni u burgos dhe vdiq, ra për t’u bërë i pavdekshëm sepse denoncoi vjedhjet, korrupsionin e organizatës kriminale që drejton cari i Rusisë. Të Medvedevit, të ministrave të tjerë, me një guxim legjendar.

Siç denoncojmë ne vjedhjet e organizatës kriminale të Edi Ramës, që quhet qeveri. Miqtë e mi, qytetarë dhe qytetare, korrupsioni nuk është pra vetëm një armik i shqiptarëve. Është armik i njerëzve në mbarë botën. Për shqiptarët, është armik kryesor. Ju jeni dëshmitarë se jo vetëm Edi Ramën, por ne denoncuam me forcën më të madhe korrupsionin ndërkombëtar të diplomatëve, ambasadorëve, zyrtarëve të lartë, Xhorxh Sorosit, Aleksis Sorosit dhe cilitdo tjetër. Zoti të vret po nuk i the armikut, armik. Ndaj dhe ne do i qëndrojmë cilitdo që vjen dhe vjedh shqiptarët.”, u shpreh Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çmimi i naftës kalon 105 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin...

0
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rritje të fortë, duke kaluar mbi 105 dollarë për fuçi, ndërsa konflikti në Lindja e...

Bruno Fernandes arrin shifrën historike me Manchester United

0
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ishte protagonist në fitoren ndaj Aston Villa, duke krijuar dy golat e parë të skuadrës së tij. Mesfushori portugez...

Vrasja në Gjakovë, viktima xhaxhai i ish-finalistes së BBVK, Elijona Binakaj

0
Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, rezulton të jetë xhaxhai i ish-finalistes së Big...

Kryeministri i Kanadasë takime në Europë, në fokus Lindja e Mesme dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

0
Kryeministri i Kanada, Mark Carney, ka zhvilluar një sërë takimesh në Europë në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ruajtjen e stabilitetit...

Tabaku: “Shqipëria po zbrazet, ndërsa shteti po fryhet”

0
Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin për krizën demografike që, sipas saj, po përjeton Shqipëria, ndërsa paralelisht po rritet...